E Diel, 1 Nëntor 2026

Jona është zgjuar me ankesa

01/05/10 12:41

Të gjithë banorët janë ende në gjumë paçka se dritat janë ndezur dhe muzika është vënë. I pari që zgjohet është Klodi, i cili duke u endur nëpër dhomë dëgjon këngën e Vaçe Zelës, dhe përlotet. Më pas, Klodi ndërron bateritë dhe Erioni e Kika zgjohen, e kështu të gjithë banorët me rradhë.
Jona sapo zgjohet, fillon të ankohet për muzikën që është shumë e lartë. Ajo i thotë Erionit që ai mund të tregohej më i kujdesshëm dhe të mos e ngrinte zërin aq shumë (duke qenë se banorët sot e vënë vetë muzikën me anë të një kompjuteri), dhe Erioni përgjigjet se nuk e dinte se dëgjohej shumë në dhomë. Klodi i kërkon Erionit që ta ulë pak zërin, por Jona i thotë me ironi që ta ngrejë dhe pak nëse ka mundësi. Po ashtu ajo ia shpreh dhe Klodit këto ankesa dhe ai e vë re që Jona nuk është ngritur me qejf sot. Ajo shprehet se nuk ka fjetur mirë mbrëmë, madje e ka zënë gjumi në orët e para të mëngjesit.
Më pas Kika i thotë Jonës se kishte shkruar dhe për të tek pjesa që do të performojë në provën e javës, por tani e ka hequr dhe i kërkon mendim se çfarë të bëjë. Jona përgjigjet që ai mund të bëjë çtë dojë, dhe asaj nuk i intereson fare nëse e përmend në pjesën e tij, apo jo.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›