E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, Berisha: Së shpejti dhe fakultet Mjekësie

Diplomohen 150 studentët e parë të universitetit të Durrësit me diplomën e klasit të parë. I pranishëm ka qenë dhe kryeministri, i cili në fjalën e tij ka lënë të kuptohet se dëshira për hapjen e fakultetit të Mjekësisë është pranë realizimit. 

DURRËS- Me 22 degë në katër fakultete dhe me diploma të klasit të parë universiteti “Aleksandër Moisiu” ka diplomuar 150 studentët e tij. Ceremonia është zhvilluar në pallatin e kulturës në Durrës, ndërsa kryeministri Berisha ka thënë se shumë shpejt do të rriten investimet në arsim dhe se kërkesa për hapjen e një filiali të universitetit durrsak dhe në Peshkopi, po shqyrtohet nga ekzekutivi.

Në të njëjtën kohë Berisha ka folur edhe për një fakultet Mjekësie në Durrës, pasi vendi ka nevojë për mjek, ndërsa numri i studentëve në Shqipëri nga 30 për 1000 banorë synon të ngrihet mbi mesataren ë Bashkimit Europian që është 40 studentë për 1000 banorë.

“Jemi të gatshëm të hapim fakultete të reja. Asnjë pengesë serioze nuk ekziston, përkundrazi e tërë baza është reale për një fakultet mjekësie në Durrës. Zotohem se do të bëjmë çdo gjë që 4 vitet që vinë arsimi në Shqipëri të njoh ndryshimet më të mëdha në tërë historinë e vendit”- u shpreh kryeministri Berisha.

Në fjalën ë tij Berisha kërkoi që numri i studentëve në Durrës të shkojë nga 3600 që është aktualisht në 10 mijë. Gjithsesi universiteti “Aleksandër Moisiu” për të përballuar një rritje të tillë ka nevojë për ambiente të reja dhe një kampus të tijin, që aktualisht është një problem i pa zgjidhur.
Nuk duhet lënë jashtë kujtese dhe mungesa ë konvikteve, që nuk ekzistojnë, duke rënduar buxhetet ë familjeve jashtë qytetit të Durrësit që kanë dërguar fëmijët ë tyre në këtë universitet, duke u detyruar të paguajnë qera për shtëpi që marrin fëmijët ë tyre.

(a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›