Durrës, Berisha-Thaçi: Mbështetje të plotë Kosovës në hapat e integrimit

Të dy kryeministrat zhvilluan sot një drekë pune në Durrës, nga ku dhanë dhe një konferencë të përbashkët për shtyp për mediat e pranishme
UPDATE- Kryeministri Sali Berisha ka pritur sot në Durrës një drekë pune kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi. Në një konferenë të përbashkët për shtyp kryeministri Berisha ka theksuar se në fokusi i bisedës kanë qenë çështjet e integrimit. Në fjalën e tij kryeministri Berisha duke vlerësuar hapat e Kosovës ka theksuar se Kosova ka mbështetjen e Shqipërisë në hapat integruese. “Kishim një drekë pune ku u diskutua bashkëpunimi në proceset integruese të dy vendeve, liberalizimin e vizave, procese këto të bazuara në perfomancë, meritë dhe standartet europiane në Shqipëri dhe në Kosovë si interes jetik i qytetarëve të vendeve tona”- u shpreh Berisha. Ai theksoi gjithashtu se së bashku me kryeministrin Thaçi ka diskuuar që të shkëmbehet çdo ligj, platformë apo program në interesin e mirë të ktij procesi që të jetë i bazuar në standartet më të mira. Nga ana e tij kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi deklaroi se Kosova është e angazhuar të përmbush të gjitha kriteret për të përshpejtuar procesin e integrimit të saj. “Prespektiva e sigurtë e Kosovës është antarësimi në Bashkimin Europian, NATO dhe në OKB theksoi Thaçi duke shtuar se gjithashtu ka diskutuar edhe për bashkëpunim në proceset integruese pasi Shqipëria është një përvojë suksesi për Kosovën”- deklaroi ai. Në përfundim të dy kryeministrat shprehën angazhimin përkatës për një bashkëpunim më të gjerë institucional mes Shqipërisë dhe Kosovës.
...