E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI: PS po vuan mungesën e alternativave politike

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili thotë se tymnajat e dala nga Partia Socialiste vijnë si rezultat i problemeve të brendshme të selisë rozë dhe krizën e lidershipit të kryetarit Rama


Nënkryetari i LSI-së dhe njëherazi ministër i Shëndetësisë Petrit Vasili u shpreh sot gjatë një konference për shtyp se partia më e madhe në opozitë, PS-ja vuan prej kohësh mungesën e koherencës me zhvillimin e ngjarjeve në vend. Duke iu referuar deklaratave të fundit të eksponentëve të PS-së dhe krijimin e forumeve të pajustifikueshme me tendencë krijimin e një realiteti të zi, Vasili tha se të tilla isiluata janë të papranueshme për institucionet ekonomike për vendin në tërësi. “Opinioni publik shqiptar është përballur në ditët e fundit me një seri deklaratash që vijnë nga Partia Socialiste që vijnë me krijimin dhe ç’krijimin e forumeve dhe me një bërje dhe një çbërje analizash ekonomiko shkencore dhe jo vetëm në lidhje me situatën në vend. Duke qenë që jetojnë në shekullin 21, sigurisht që një Shqipërie gjithnjë e më evropiane, më e integruar, kërkon që dhe në politikë të ketë një sjellje po të kësaj natyre, ndaj dhe konstruktivizmi ndaj realiteti dhe të qenit objektiv ndaj situatave, është mënyra e vetme dhe e vërtetë për të ndërtuar e bërë analiza dhe në mënyrë të qartë veçanërisht për ato të karakterit ekonomik. Për ne dhe për mendimin politik tonin këto janë të papranueshme, me elementë të theksuar papërgjegjshmërie publike, isiluata të rënda ndaj institucioneve ekonomike në vend, dhe aq më keq kur këto isiluata nuk priren nga analiza objektive të ngjarjeve dhe fakteve, por thjesht dhe vetëm për të justifikuar mungesën e alternativave, mungesën e kthjelltësisë dhe të qartësisë për të parë situatën në të cilën ndodhet Shqipëria”- u shpreh nënkryetari i LSI-së. Sipas tij, është e qartë për këdo që stabiliteti makroekonomik i vendit dhe në mënyrë të veçantë, veprimtaria e institucioneve kyç financiare të vendit, veçanërisht të monitoruara dhe në partneritet më institucionet ndërkombëtare financiare, si FMN, Banka Botërore, etj, dhe ky partneritet monitorues dhe konstruktiv, ka qenë dhe mbete gjithmonë në interes të vendit dhe është një dukuri që shoqëron Shqipërinë gjatë gjithë pluralizmit të saj. “Tymnaja që synojnë të mbulojnë me këtë tym, që mbetet një tym transparent ku gjithçka shihet qartë, problemet e brendshme që ekzistojnë në Partinë Socialiste, të derivuara nga subjektivizmit, kontradiksionet e forta, nga sjelljet shpesh herë të papritura dhe të papricipta, sigurisht që kjo tymnajë nuk mund të fshehë nga sytë e publikut ato që janë fakte të vërteta. Ato që u përcillen përmes medias për aktivitete ekonomike të cilat krijojnë vende të reja pune, të cilat janë dhe në sytë e opozitës. Sigurisht, dhe mjaft investime publike të cilat inaugurohen, mbyllen dhe vihen vazhdimisht në shërbim të qytetarëve, dhe këto janë në sytë e qytetarëve por dhe të opozitës”- deklaroi më tej, Petrit Vasili. Zyrtari i lartë i LSI-së vlerësoi dhe punën e qeverisë në luftën kundër korrupsionit, duke theksuar se institucionet përgjegjëse kanë vënë përballë drejtësisë të gjitha ata që e stimulojnë dhe e mbajnë gjallë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›