E Shtunë, 31 Tetor 2026

Strazimiri: Bashkia s’qeveriset me çorape në kokë

Selia blu i kërkon kryebashkiakut të Tiranës të lejojë transparencën për paratë e qytetarëve shqiptarë


Partia Demokratike reagoi sot ndaj veprimeve banditeske të Bashkisë së Tiranës, për të shmangur me çdo kusht kontrollet financiare. Deputeti demokrat Gent Strazimiri tha se në bazë të ligjit, paratë e taksapaguesve shqiptare, të akorduara bashkive dhe komunave nga qeverisja qendrore, i nënshtrohen një procedure transparente dhe të mirëpërcaktuar kontrolli lidhur me mënyrën se si janë shpenzuar dhe sa kane mbërritur në destinacion. “I vetmi organ qeverisjes vendore ne Republike, që refuzon transparencën, kontrollin dhe kësisoj ligjin, është Bashkia e Tiranës dhe kryetari ë saj, përfituesi me i madh i fondeve të buxhetit të shtetit, pra parave të të gjithë shqiptarëve nga Tropoja deri në Delvinë”- u shpreh Strazimiri. Deputeti nga maxhoranca tha gjithashtu se shqiptarë meritojnë transparencën për paratë e tyre. “Duke e konsideruar këtë qëndrim të Edvinit, si një akt banditesk, në kundërshtim flagrant me ligjet e vendit, në emër të deputeteve te qarkut të Tiranes, kërkoj transparencën financiare deri në qindarkën e fundit të parave të taksapaguesve shqiptarë të akorduara Bashkisë së Tiranës”- ka shtuar ai.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›