E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbijetesa e mitit serb, përmes kremtimit të rremë të Vidovdanit

Grupet kriminale serbe, pjesëtarë të së ashtuquajturës “Garda e Car Lazarit”, “Fytyra” dhe grupi “1383”, edhe njëherë tjetër i kanë sfiduar organet tona shtetërore e ndërkombëtare, duke u futur në Kosovë. Dyshohet se këto grupe kriminale kanë hyrë në Kosovë të armatosur. Aq më keq kur këto grupe në Kosovë janë futur me bekimin e policëve serbë, të cilët i marrin pagat nga Qeveria jonë. Dhe, në anën tjetër, i shërbejnë Serbisë! Këta kriminelë serbë kanë ardhur në manifestimin tashmë tradicional të shënimit të Betejës së Fushë-Kosovës, më 28 qershor a Vidovdanit, siç njihet më mirë në opinion. Dihet se serbët, në këtë betejë, turpshëm ishin thyer nga Perandoria Osmane. Dhe tash gjoja e kremtojnë si fitore të tyre! Gazimestani është bërë sinonim i së keqes. Nga ky vend, kryekrimineli Millosheviq nisi marshimin makabër për shkatërrimin e ish-Jugosllavisë.
Që formacioni paramilitar terrorist “Garda e Car Llazarit“ është produkt i Kishës Ortodokse Serbe, e vërteton fakti se ata, pak para zyrtarizmit të pavarësisë së Kosovës. patën defiluar para Kishës së Llazarit në Krushevc. Me atë rast, kishin deklaruar se janë nga Kosova. Dhe se janë të organizuar për ta rimarë atë. Kjo gardë terroristësh dhe grupe të tjera sigurisht janë grupe kriminelësh, të cilët kanë marrë pjesë në masakrat e shumta kundër shqiptarëve gjatë luftës në Kosovë. Këto formacione paramilitare e kanë edhe përkrahjen e politikës zyrtare të Beogradit. Kisha serbe gjithmonë mbajti qëndrim antishqiptar. Dhe, në luftën e fundit, u bë krahu më i fortë i Millosheviqit kundër shqiptarëve në trojet e tyre. Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, kësaj të hëne kur mbahet kjo kremte, këtyre bandave dhe çdonjërit që tenton të futet në Kosovë me ikonografi provokuese, duhet t’i ndalojë në kufi me Serbinë. E mira së mirës do të ishte sikur kjo festë të ndalohej përgjithmonë në Kosovë, sepse kjo tashmë është shtet i pavarur dhe i njohur ndërkombëtarisht nga shtetet me më peshë në skenën ndërkombëtare.
Beogradi zyrtar një kremte të tillë le ta mbajë në territorin e vet, e jo në Kosovë. Edhe këtë Vidovdan serbët sigurisht se do të luajnë me ndjenjat e shqiptarëve. Por shqiptarët nuk e harrojnë lehtë të kaluarën e hidhur nën sundimin e egër serbo-sllav. Ende nuk është tharë gjaku i derdhur rreke për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Ende diku në Serbi të gjallë ose të vdekur gjenden rreth 2000 shqiptarë. çmenduritë serbe, si duket, edhe për një kohë të gjatë do të vazhdojnë. Ende nuk janë duke kuptuar të mjerët se ka përfunduar koha kur me forcë i kanë sunduar shqiptarët. Ka kaluar koha kur shqiptarët ishin të pambrojtur. Historia nuk do të kthehet kurrë më mbrapsht. Në këtë shekull janë duke u ndrequr padrejtësitë historike karshi shqiptarëve, siç e tha me një rast edhe miku amerikan, gjenerali Uesli Klark…

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›