Operacioni Kompania guaske/ arrestohen 3 persona per vjedhje me ane te mashtrimit

Drejtoria Kundër Krimit Financiar në bashkëpunim me Njësinë e Përbashkët Hetimore “Taks Forcë” pranë Prokurorisë dhe Drejtoria e Policisë së Qarkut Fier, finalizoi me sukses operacionin i koduar “Kompania guaskë”, duke ekzekutuar masat e sigurimit “ arrest në burg” për shtetasit:
1. Besnik Resmi MURATAJ, vjeç 37, lindur dhe banues ne Fier, i dënuar më parë për një tjetër vepër penale, me profesion inspektor ne Drejtorinë e Shërbimeve Operacionale, pranë Autoritetit Portual Durrës.
2. Ervis Bahri SINANAJ, vjeç 32, lindur dhe banues ne Fier, me profesion ekonomist.
3. Dyleman Safi QERIMI, vjeç 58, lindur në Derjan-Mat dhe banues në Tirane, i dënuar tre herë më pare për veprat penale të vjedhjes dhe moskallëzimit të krimit, me profesion shofer.
Si dhe masën “detyrim paraqitje” për shtetasit:
4. Vangjel Todi PROFKA, vjeç 58, lindur dhe banues ne Fier, me profesion shofer.
5. Sotiraq Nikollaq SALLAKU, vjeç 51, lindur dhe banues ne Fier, me profesion shofer.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri - tjetrin në prill të 2010 duke krijuar një Shoqëri Tregtare me objekt tregtimin me shumicë të karburanteve, nëpërmjet një skeme mashtrimi për një periudhë gati katër mujore, kanë fshehur aktivitetin real të transportit të naftës bruto përmes dokumenteve të falsifikuara, duke shkaktuar një evazion në një vlerë të konsiderueshme. Përfaqësuesit e kësaj shoqërie, në kundërshtim me ligjin, kanë lidhur dhe ekzekutuar një kontratë për blerje nafte bruto nga shoqëria “Stream Oil Gas”, e cila nuk rezulton të jetë dërguar për përpunim.
Shtetasit e mësipërm akuzohen se kanë konsumuar veprat penale të :
- “Vjedhjes me anë mashtrimit, më shumë se një herë dhe në shuma te konsiderueshme” parashikuar nga neni 143/2 i Kodit Penal.
- “Falsifikimit të formularëve, stampave dhe vulave” parashikuar nga neni 190/2 i Kodit Penal, si dhe
- “Deklarimit te rremë” parashikuar nga neni 305/2 i Kodit Penal.
Në hetim janë përfshirë edhe njëmbëdhjete persona të tjerë që po hetohen në gjendje të lirë.