E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident në Peqin plagosen dy efektivë policie

Dy efektivë policie janë plagosur paraditen e sotme pasi fuoristrada me të cilën udhëtonin është përplasur nga një makinë.
 

Ngjarja ka ndodhur në hyrje të qytetit të Peqinit ku një automjet me targa Tirane e cila po ecte me shpejtësi të madhe ka goditur fuoristradën e policisë e cila ishte në post-bllok.
 

Për pasojë janë plagosur dy efektivat Julian Spahiu dhe Qemal Molla të cilët janë dërguar në spital dhe sipas mjekëve gjendja e tyre shëndetësore nuk paraqet rrezik për jetën.
 

Ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›