Video-përgjimi, gjykata emëron 3 ekspertët e rinj
Tre ekspertë shqiptarë do të ekspertojnë video-përgjimin Meta-Prifti duke rrëzuar kështu ekspertimin e huaj të realizuar nga ekspertë amerikanë dhe anglezë. Gjykata e Lartë, vendosi sot se do të jenë tre pedagogë në fushën e Elektornikës dhe të Informatikës, Ardian Pollo, Artur Rrahmani si dhe Ermal Beqiri. Këta janë emrat, të cilët do të nxjerrin rezultatet përfundimtare të video-përgjimit Meta-Prifti, ku pikërish ky ekip është edhe “thembra e Akilit” në gjyqin, që zhvillohet në Gjykatën e Lartë ndaj ish zv/kryeminitrit dhe ish ministrit të Ekonomisë, Ilir Meta.
Në seancën e ditës së premte, gjykata ka pranuar kërkesën e prokurorisë për të përjashtuar nga grupi i ekspertëve Dritan Zoton, që u zëvendësua nga Artur Rrahamani sepse eksperti kishte dhënë një herë mendimin e tij për këtë video në një media të shkruar. Ndërsa relatroi i çështjes Ardian Dvorani ka rrëzuar edhe një tjetër kërkesë të Prokurorisë, e cila kishte kërkuar që të vazhdojnë seancat me pyetjen e dëshmitarëve dhe jo me ekspertët, por nuk është pranuar nga organi suprem.
Ndërsa, gjithashtu s`është pranuar as kërkesa e avokatëve, për të qenë pjesë e grupit të ekspertëve, një ekspert italian dhe as e prokurorit Bujar Sheshi, për të qenë pjesë e këtij grupi edhe eksperti amerikan që e ka bërë një herë këtë ekspertim.
Pas kësaj, në datën 23 shtator në senacën e rradhës në orën 12.00, pritet që të paraqiten tre ekspertët që do të vendosin edhe vazhdimësinë e këtij gjyqi, ku Meta akuzohet për korrupsion pasiv të personave, që ushtrojnë funksione publike pas publikimit në media të një video, ku ai shfaqej me ish-Ministrin e Ekonomisë, Dritan Priftin, në një bisedë për disa tendera të Ministrisë së Ekonomisë.