E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli ne Uashington ne nje forum per demokracine

  Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli mori pjesë në forumin parlamentar për demokraci, që u mbajt në Kapitol Hill në Ëashington,  ku ishin të pranishëm  një numër i madh personalitetesh nga e gjithë bota. Kryetari i Dhomës së përfaqësuesve të SHBA John Boehner, theksoi se: Kongresi amerikan , do vazhdojë të jetë partner i të gjithëve. Kryeparlamentarja Topalli tha  se rrugëtimi i Shqipërisë ka qenë i dhimbshëm, dhe se 20 vitet e demokracisë kanë qenë një kohë e reformave dhe transformimeve të mëdha.  Në këtë kontekst ajo theksoi se edhe lejtmotivi i ahxendës së  së parlamentit shqiptar në vitet e fundit kanë qenë reformat.

“Parlamenti është institucioni kyç në demokraci. aty konfrontohen momentet kyçe të vendimeve kombëtare. Në vendin tim, lajtmotivi i axhendes së parlamentit janë reforma. Ka pasur periudha kur opozita nuk ka votuar reforma që kërkojnë 3/5 e votave. Kjo ka qenë e dhimbshme për mua. Pavarësisht kësaj parlamenti i ka qëndruar fort misionit te tij”, tha Jozefina Topalli Kryetare Parlamenti. Ajo më tej shprehu mirënjohjen e saj për mbështetjen që Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të Bashkimit Europian i kanë dhënë Shqipërisë dhe se ajo ka qenë e domosdoshme.

Taulanta Boja

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›