E Shtunë, 31 Tetor 2026

Provokimet turke, takohen ministrat e Greqisë dhe Qipros

ATHINE- Provokimet turke, në rritje në Mesdheun lindor, ishin në qendër të takimit të zhvilluar sot në Athinë mes ministrit grek të mbrojtjes Panos Beglitis dhe homologut të tij qipriot Demetris Iliades.

Ministri Beglitis ka informuar homologun Iliades edhe me përmbajtjen e rëndësishme të bisedës telefonike mes kryeministrit grek Papandreu dhe atij izraelit Netanyahu.

Kjo është vizita e parë nga Dimitris Iliadis në Athinë pas marrjes së detyrës si ministër i Mbrojtjes. Në takimin me z. Beglitis u diskutuan çështje që lidhen me bashkëpunimin e mbrojtjes midis Qipros dhe Greqisë, si dhe çështje më të gjera të interesit të përbashkët.
Çështja e kërcënimeve turke do të diskutohet dhe mbledhjen e Këshillit joformal të liderëve politikë në Qipro, të thirrur nga Presidenti Kristofias në funksion të nisjes së tij për asamblenë e përgjithshme të Kombeve të bashkuara në Nju Jork.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›