E Diel, 1 Nëntor 2026

Detyroi nje vajze te prostituonte ne Itali, dergohen ne qeli i denuari

Tirane-Dergohet ne qeli per te vuajtur denimin me 9 vjet burg, Ferdinant Etemaj, i akuzuar per "shfrytezim prostitucioni ne rrethana renduese". Ai u ekstradua pasditen e djeshme nga Milano ne Rinas. 42-vjecari nga Berati, Ferdinant Etemaj, me date 4 nentor 2004, eshte denuar nga Gjykata e Beratit. Ai ishte shpallur ne kerkim nderkombetar, pasi ne vitin 1996, ka marre me vete ne Itali shtetasen J. A., duke i premtuar martese me vellain e tij, Edmont Etemaj. Por pasi kane shkuare ne shtepine e Edmond Etemajt, ku ndodhej dhe nje vajze tjeter me iniciale A.K., qe shfrytezohej per prostitucion nga Ferdinanti, ata i kane kerkuar vajzes J.A. te punonte si prostitute. Vajza ka refuzuar dhe kjo ka bere qe dy vellezerit Etemaj, te ushtrojne dhune fizike mbi te, duke e detyruar te punoje si prostitute ne rruget e Torinos, ne Itali per tre vjet. Gjykata e Beratit, i ka denuar dy vellezerit Ferdinant dhe Edmont Etemaj me nga 9 vjet heqje lirie, per kryerjen e vepres penale te "shfrytezimit te prostitucionit ne rrethana renduese". Ky vendim ka marre forme te prere me date 23 shkurt 2007, date ne te cilen eshte lene ne fuqi me vendimin nga Gjykata e Apelit Vlore. Arrestimi i Ferdinant Etemajt, ne nentor te vitit 2008, u be i mundur ne saje te bashkepunimit te Interpol Tirana me Interpol Romen, me qellim ekstradimin e tij drejt vendit tone.
L.K

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›