E Shtunë, 31 Tetor 2026

Makina e vjedhur, hetim pronarit

Elbasan

Policia e Elbasanit ka filluar procedimin penal në gjendje të lirë për 39-vjeçarin Th.Plaka, lindur dhe banues në Lagjen Nr.3 Cërrik, pasi ky shtetas ka në pronësi një mjet “BMW” tip-525 me targa EL7351A, që në bazë të shkresës së ardhur nga Drejtoria Kundër Krimit të Organizuar pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, rezulton të ketë targat AV048YA dhe të jetë vjedhur në Itali. Nga puna e mirorganizuar e Seksionit Kundër Trafiqeve të Paligjshme Elbasan, është bërë e mundur gjetja e automjetit, sekuestrimi i tij dhe i dokumentacionit. Më pas mjeti i sekuestruar është lënë në ruajtje në ambientet e servisit të “BMW”-së në fshatin Qerret të Kavajës. Materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›