Fatos Tarifa, fiton pafajesine
Tirane- Ish-ambasadori yne ne Amerike, Fatos Tarifa, i akuzuar se i ka shkaktuar nje dem prej 143 mije dollare shtetit tone, eshte shpallur dje i pafajshem. Ne arsyetimin e dhene dje nga Kolegji Penal i Gjykates se Larte, gjykimi ndaj ish-diplomatit, nuk duhej te kishte nisur fare, pasi pergjegjesia ligjore duhet te binte mbi punonjesit e tjere, te cilet kishin kryer edhe kontrollin e financave te ambasades. Relatori Gani Dizdari, rrezoi pretendimin e Prokurorise se Pergjithshme se ish-ambasadori yne ne Uashington, Fatos Tarifa i ka shkaktuar shtetit shqiptar nje dem prej 143 mije dollare, duke e shpallur te pafajshem. Gjate procesit gjyqesor ishte i pranishem edhe vete ish-ambasadori, i cili perfaqesohej nga avokati mbrojtes Maksim Haxhia. Tarifa, eshte shpallur fajtor nga Gjykata e Shkalles se Pare dhe Apelit Tirane, te cilat e denuan ate me 400 mije leke gjobe. Nga hetimet e kryera nga Prokuroria e Pergjithshme, ish-diplomati gjate ushtrimit te detyres se tij kishte vepruar ne kundershtim me ligjin, ne likuidimet e pagesave pa fatura fiskale dhe mos justifikimin e pagesave te bera. Denoncimi ndaj Fatos Tarifes, u krye ne mesin vitit 2006, ne Prokurorine e Tiranes, nga Kontrolli i Larte i Shtetit si dhe nga vete Ministria e Jashtme. Ndersa skandali i perfshirjes ne afera korruptive te ish-ambasadorit shqiptar ne SHBA, u be publike menjehere pas regjistrimit te nje bisede telefonike mes biznesmenit Indrit Bregasi dhe Tarifes. Telefonata u regjistrua ne menyre te fshehte nga emigranti qe banonte ne Uashington, i cili merrej me ndertime dhe kishte kryer shpesh punime ne ambasaden shqiptare. Bregasi kishte disa kohe qe bente pune ndertimi, kur Tarifa i kerkoi atij si borxh nje sasi parash. Sipas Bregasit, ai i ka dhene 3 mije dollare ne dore Tarifes, ndersa ky i fundit e kishte garantuar se do t'ia shlyente borxhin personal permes fondit te ambasades shqiptare, duke falsifikuar faturat e punimeve te kryera nga punetoret e biznesmenit korcar, me banim ne SHBA.
Redinalda Caushaj