Ministri serb Bogdanovic hyn në Mitrovicë
PRISHTINE-Pavarësisht vendimit të qeverisë së Kosovës dhe letrës se kryeminisrit Thaçi, drejtuar perfaqesuesit te BE-se, Piter Feith për të ndaluar vizitat e zyrtareve serbë, ministri serb për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviç ka hyre sot ne territorin e Kosoves duke vizituar veriun e Mitrovices.
Sipas mediave kosovare, ai ka zhvilluar bisedime me përfaqësuesit e sindikatave për çështjen e shtesave të tyre. Ardhja e tij ne Kosove, eshte konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, zedhenesi i se ciles, Besim Hoti, theksoi se Bogdanoviç ka eshte lejuar te futet ne territorin kosovar ne cilesine e qytetarit te thjeshte.
Zyrtarët nga Policia e Kosovës deklaruan se pasi është konfirmuar se Bogdanovic vjen në Kosovë në cilësinë e qytetarit të Kosovës edhe i është lejuar hyrja nga autoritetet e EULEX-it.
“Po Bogdanovic ndodhet në pjesën veriore të Mitrovicës, pro ai është duke qëndruar si banor i Kosovës”, ka thënë zëdhënësi Besim Hoti, i cili theksoi se nëse ka ndonjë ndryshim të agjendës së tij dhe sillet si zyrtar i Serbisë, atëherë policia do të respektoj vendimet e institucioneve të Kosovës.
Gjatë qëndrimit në Veri të Mitrovicës, Bogdanovic i bëri thirrje EULEX-it të reagojë ndaj deklaratave kërcënuese të bëra prej Ministrit të Brendshëm kosovar. “Bajram Rexhepi po përdor deklaraten fantazmë të pavaresisë së komunave serbe, për të bërë kërcënime ndaj serbeve ne veri te Kosoves”-tha Bogdanovic, i cili kujtoi edhe paralajmerimet e meparshme te Rexhepit per te derguar njesite speciale te policise se Kosoves ne veriun e vendit. e perditshmja serbe Danas, publikoi dje nje interviste me Rexhepin, i cili tha se Prishtina do të përdorë forcën kundër serbëve në Veri, nëse ata shpallin pavarësine.
Ndërkohë Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Bajram Rexhepi ne nje interviste per BBC e ka quajtur si interpretim të medias një deklaratë të tij lidhur me mbrojtjen e sovranitetit të Kosovës të botuar në një gazetë të Beogradit.
" Unë nuk e kam përmendur këtë, sepse as që ka pasur nevojë të përmendet. Këto janë çështje hipotetike. As që është përmendur arma, por këto janë interpretime të gazetares, kështu që unë për ato gjëra nuk brengosem”.
(d.b/BalkanWeb)