E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Al Tannoura” për trashëgiminë kulturore

03/05/2011  Do të sjellin performancë të valleve dhe këngëve tradicionale egjiptiane interpretuar nga Ansambli Folklorik “Tannoura” në të ashtuquajturat “Mbrëmje kulturore egjiptiane”. Kjo është parë si një mënyrë për të promovuar trashëgiminë kulturore dhe për të sjellë pak nga kultura arabe.

Trupa “Al-Tannoura” është një nga grupet popullore egjiptiane, e krijuar nga Organizata e Përgjithshme përgjegjëse për Pallatet Kulturore në Ministrinë e Kulturës së Egjiptit.

Trupa është vendosur në kryeqytetin e vjetër Fatmide të Kajros, veçanërisht në Al Ghoury. Trupa u themelua në vitin 1998 në Pallatin Ghury dhe është e specializuar në gjallërimin dhe rinovimin e temave artistike dhe kulturore të trashëguara, të cilat gati po harroheshin.

Trupa, e cila performon tre herë në javë (të shtunave, të hënave dhe të mërkurave) gjatë gjithë vitit në Kajro, është gjithashtu pjesëmarrëse në gjithë festivalet kombëtare. Ka marrë pjesë me sukses në turne ndërkombëtare në Japoni, Itali, Francë, SHBA, Austri, Hungari, Kenia, Greqi, Singapor, Rumani, Suedi, Norvegji, Danimarkë, Turqi, Uzbekistan, Azerbajxhan, Indonezi, Mbretëria e Bashkuar, Indi, Holandë, Australi, Finlandë, Çeki, Kanada, Venezuelë, Portugali, Zvicër, Kinë, Kore e Jugut, Kore e Veriut, Hong Kong, Gjermani, Siri, Lebanon, Tunizi, Jordani, Marok, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katar, Arabi Saudite, Jemen dhe Libi.

Instrumentet muzikore popullore dhe folklorike zakonisht shoqërojnë performancën e trupës si rababa, salami, flauti, daullja, tamburina dhe sanja. Këto instrumente e përshpejtojnë ritmin e kërcimtarëve dhe kostumet shumëngjyrëshe rrezatojnë atmosferën e skenës gjatë performancës. Një këngëtar folklorik reciton vargje fetare dhe këndon këngë lavdie për Profetin Muhamed. Kërcimtari më i vjetër, i njohur si ‘Lafife’ apo ai që vërtitet në rrathë të pafund dhe kërcimtarët e rinj ‘Hanatia’, të gjithë kërcejnë nën ritmet e Tamburines. Këta kërcimtarë nuk janë të trajnuar profesionalisht, por e kanë të trashëguar vetvetiu nga paraardhësit.

Interpretimi i parë i “Al-Tannoura”-s ishte mbrëmjen e djeshme në teatrin “A. Moisiu” në Durrës. Nesër ajo do të ngjitet në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit në Tiranë, ndërsa një ditë më pas, të enjten, do të japë shfaqje në sheshin para Bashkisë së Shkodrës.

Aktiviteti organizohet nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Shqipërisë në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës Arabe të Egjiptit në Tiranë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›