E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës; Hapet Fakulteti Gjerman i Biznesit

Viti i ri akademik 2008-2009 ka sjellë risi në Universitetin “A. Moisiu”. Gjermanët kanë sjellë në Universitetin e Durrësit përvojën e tyre në fushën ekonomike e konkretisht në atë të menaxhimit të biznesit. Një fakultet i ri do të nisë nga sot së funksionuari këtë vit akademik. Është fjala për Fakultetin Gjerman të Biznesit. Ndryshe nga fakultetet e tjera të këtij universiteti, gjermanët po zbatojnë një skemë tjetër për regjistrimin e studentëve. Procesi i regjistrimeve në këtë fakultet ende nuk ka përfunduar dhe ai kryhet nga përfaqësues biznesesh prestigjioze në vendin tonë. Bëhet fjalë për studentë elitarë. Edhe procesi mësimor për ta do të jetë krejt ndryshe. Ata gjysmë viti do të jenë në auditorë e gjysmën tjetër në praktikë pranë bizneseve.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›