Arrestohet 22-vjeçari, aksidentoi një të moshuar
Policia e Tiranës ka arrestuar një 22-vjeçar, i cili aksidentoi një të moshuar. Ngjarja ndodhi në rrugën “Ferik Xhajko”, ku Blerim Allaraj duke qarkulluar me automjetin e tij tip “Furgon Ford”, me targa TR 6032 M, ka aksidentuar këmbësorin P.A., 74 vjeç, banues në Tiranë. I dëmtuari u dërgua menjëherë në Spitalin Ushtarak në Tiranë dhe aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Policia shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes, ku nisi nga puna për zbardhjen e këtij aksidenti. U kryen të gjitha veprimet hetimore dhe procedurale, ndërkohë që materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprën penale të “shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”, parashikuar nga neni 290/1 i Kodit Penal.