Rrahin dhe denoncojne njeri-tjetrin pas dehjes me alkool
Shijak- Rrahin njeri-tjetrin te dehur ne lokal, dhe denoncojne ne komisariat pasi u del pija. Komisariati i Shijakut ka nisur hetimet ne gjendje te lire ndaj dy personave qe kane kallezuar njeri-tjetrin per plagosje. Burime zyrtare thane se denoncuesit jane O. V., 21-vjec dhe D. B., 27-vjec, qe jane paraqitur ne komisariat diten e djeshme. Dy te rinjte kane pasur plage te shumta ne trup te shkaktuara me mjete te forta, ndersa pretenduan se jane goditur ndermjet tyre per motive te dobeta brenda nje lokali ne qytet. Nga ekspertimi mjeko-ligjor, plaget u klasifikuan ne humbje te aftesise per pune ne masen e me shume se 9 diteve.