E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durres, ISKSH rrit pagat e mjekeve dhe personelit me 15.7 per qind

Instituti i Sigurimeve te Kujdesit Shendetesor ka vendosur te rrise pagat e mjekeve dhe personelit shendetesor mesatarisht me 15,7 per qind. Nje vendim i tille vjen nga ISKSH per faktin se ky spital eshte ne skeme dhe nuk ka lidhje me rritjet e pagave qe ben qeveria. Keshtu, me propozim te Bordit Drejtues te spitalit te Durresit, si dhe bazuar ne nje vendim te Keshillit te Ministrave me numer 560, Keshilli Administrativ i ISKSH miratoi rritjen e pagave per rreth 701 mjeke, infermiere dhe stafin mbeshtetes ne spitalin e Durresit. Nje muaj me pare, bordi i spitalit te Durresit miratoi studimin e grupit te punes se ketij spitali, i cili parashikon rritjen e pagave te sistemit shendetesor dhe joshendetesor, mesatarisht ne masen 15.7 per qind, per 701 punonjesit e spitalit. Drejtoresha e ISKSH-se, Elvana Hana u shpreh me kete rast se kjo shtese ne page do te motivoje me teper stafin e spitalit te Durresit, ku aktualisht funksionon skema e sigurimeve shendetesore. "Kjo do te jete nje nxitje gjithashtu edhe per spitalet e tjera te cilat, duke filluar nga 1 janari 2009 do te perfshihen ne skemen e sigurimeve shendetesore, pasi pagat per mjeket do te jene ne rritje te vazhdueshme", tha Hana. Por sipas saj, ISKSH se bashku me Ministrine e Shendetesise do te monitorojne punen dhe cilesine e sherbimit ndaj pacienteve. Ndersa kryetarja e Keshillit Administrativ te ISKSH-se, Anila Godo u shpreh se e mbeshtet kete vendim edhe per faktin se eshte brenda buxhetit te parashikuar per vitin 2008.

Sa behen

Nga ky vendim perfitojne rritje page 158 punonjes me arsim te larte, paga e te cileve arrin ne 57 470 leke, 326 punonjes te infermieristikes, paga e te cileve shkon 33 652 leke dhe 217 persona te personelit joshendetesor, paga e te cileve arrin ne 25 650 leke.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›