Nderpritet greva e mjekeve
Nderpritet greva e nisur nga mjeket ne Qendren Spitalore Universitare "Nene Tereza" ne kryeqytet, pak ore pasi ishte paralajmeruar se ajo do te zhvillohej pa afat dhe asnje operacion jourgjent nuk do te kryhej. Mbremjen e djeshme, Zevendeskryeministri Genc Pollo priti ne takim nje perfaqesi nga Keshilli i zgjeruar i profesoratit te QSUT Nene Tereza, ku ishin te pranishem Prof Pjerin Radovani, Prof Jovan Basha, Prof O. Glozheni, Prof A. Priftani, Prof E. Vevecka, ne prani gjithashtu te Ministres se Shendetesise Anila Godo dhe drejtoreshes se QSUT Gjeorgjina Kule lidhur me protesten e personelit te QSUT.
Pollo u njoh me kerkesat e kesaj perfaqesie: per mbrojtjen e personelit mjekesor ne detyre dhe denimin me ashpersi te cdo agresioni verbal apo fizik ndaj mjekeve ne detyre, percaktimin ligjor te pergjegjesise se gabimeve ndaj pacienteve ne driten e legjislacionit te Komunitetit Evropian, ndaljen sa me pare te identifikimit te profesionit te mjekut me njerez te korruptuar duke konsideruar qe abuzimi ne detyre eshte pergjegjesi personale dhe jokolektive.
Pollo ka shprehur gatishmerine e qeverise per te zgjidhur ne rruge ligjore kerkesat si dhe theksoi nevojen e promovimit te mjekeve qe kryejne detyren me integritet ne frymen e betimit te Hipokratit. Po ashtu ai prezantoi reformat ne sektorin e shendetesise te cilat do te stimulojne shperblimin e merituar dhe do te pakesojne abuzimin. Mjeket u angazhuan per normalizimin e menjehershem te punes ne QSUT.
Nderkohe, me heret, Mjeket dhe shefat e sherbimeve te kesaj qendre kishin deklaruar se nese nuk plotesoheshin kerkesat e tyre, bojkoti i punes nuk do te zgjaste vetem nje apo tre dite, por do te vazhdonte pa afat. Reagimi i bluzave te bardha erdhi fill pas plagosjes se kolegut te tyre endokrinolog Agron Ylli. Ndryshe nga te gjitha protestat, ajo e djeshmja ka qene nje levizje e heshtur, qe si rralle here nuk eshte mbajtur ne oborrin e QSUT-se, por prane dhomes se reanimacionit ne spitalin ushtarak, ku ndodhet aktualisht mjeku Ylli.
Deri tani, 3 mjeke te goditur nga pacientet
Vendimi i mjekeve per bojkotim te punes merr shkas nga plagosja para disa diteve, e mjekut endokrinolog Agron Ylli. Rasti i sulmit te mjekut, Ylli ne kliniken e tij private, shenon edhe te tretin e ketij lloji ndaj bluzave te bardha, brenda harkut kohor te disa muajve. Ka qene pikerisht ky sulm dhe presioni qe ushtrohet mbi bluzat e bardha qe ka bere, qe reagimi i kolegeve te tyre te jete ekstrem. Muaj me pare, te njejtin fat pesoi edhe shefi i Kardiokirurgjise, Ali Refatllari, i cili u plagos me thike nga nje aferm i nje pacienti si dhe mjeku neurolog i spitalit te Vlores, Kosta Kociu. Mjeket shprehen se duhet te marre fund kjo klime konfliktesh dhe mosbesimi, pasi nuk jane ata fajtoret per mungesat e medikamenteve dhe te pajisjeve te ndryshme mjekesore neper spitale. Sa i takon gjendjes shendetesore te mjekut endokrinolog Agron Ylli, mjeket thone se ajo eshte permiresuar ndjeshem.