Infermieret: Punesimi yne i paligjshem
Sonila Isaku
Infermieret para se te nisin pune ne nje institucion publik apo privat fillimisht duhet te regjistrohen tek Urdhri i Infermierit, por kjo praktike asnjehere nuk zbatohet. Ky fakt, eshte bere publik gjate konferencave rajonale te zhvilluara ne disa qytete te vendit.
Regjistrimi
Ligji u ndalon punemarresve marrjen ne pune, por edhe infermiereve qe te punesohen pa u regjistruar me pare tek Urdhri i Infermierit te Shqiperise. Ky fakt ndodh mjaft shpesh ne shume institucione shendetesore ne vend, qe drejtuesit e tyre, ne rolin e punedhenesit, marrin ne pune duke shkelur kete dispozite te ligjit, por ndonjehere edhe duke shkelur edhe kerkesat qe kerkohen sot per nivelin etiko-profesional te ketyre punonjesve.
“Ligji e citon qarte se pa u regjistruar me pare te UISH si infermier apo fizioterapist, nuk mund te te jepet e drejta per punesim si i tille. Por ka shume institucione private shendetesore apo klinika private qe ne kundershtim me ligjin marrin ne pune infermiere pa lejen e UISH-se”, ka pohuar lidhur me nje fakt te tille, Sabri Skenderi, President i Urdhrit te Infermierit te Shqiperise.
Kerkesat
Nje tjeter kerkese e bere gjate takimeve ka qene edhe rritja e pages per kete kategori punonjesish qe do te thote edhe me shume vleresim. Po keshtu, bluzat e bardha ngrene problemin se me nje eksperience mbi 20-vjecare, ne pune, dhe me gjithe ato formime ne menyre te vazhdueshme, qe kane realizuar, dhe qe vazhdojne te realizojne, nuk duhet te trajtohen me nivelin e krediteve, sikur e mbarojne sot shkollen, e mesme profesionale. Nga ana tjeter, kerkohet edhe hartimi i programeve part-time per te realizuar ato pjese programesh te domosdoshme dhe plotesuese per realizimin e nje kujdesi infermieror cilesor. “Nje infermier qe ka 20 vjet pune per shembull, nuk mund te jete njesoj me kredite, me infermierin qe sa del nga auditoret e fakultetit, me gjithe njohurite e reja qe ai ka marre atje. Por atij duhet t’i shtohen edhe kredite shtese per vitet e punes, sic e kane te huaj ku per 10 vite pune, u japin 60 kredite” ka pohuar Skenderi. Sipas tij, te gjithe infermieret jane te gatshem te ndjekin arsim part-time per kualifikim te vazhdueshem.
Kerkesat e infermiere
Vleresimi i infermiereve, motivim dhe me shume hapesira per perfaqesim ne te gjitha nivelet e drejtimit te institucioneve shendetesore
Kerkohet marrja ne pune, duke u regjistruar fillimisht tek Urdhri i Infermierit
Infermiereve te vjeter t’u njihen kreditet shtese te viteve te gjata te punes
Arsimimi dhe mbajtja e vendit te punes
Te permiresohen kushtet e punes dhe rritje pagash
Sigurim te materialeve te domosdoshme ne menyre periodike per realizimin e nje kujdesi infermieror cilesor ndaj pacientit.