Matematika, ngelin 9% e maturanteve
Publikohen rezultatet e provimit te Matematikes, online ne websajtin e gazetes “Koha Jone”
Plot 3288 maturante, ose afersisht 9 per qind e totalit qe moren pjese ne provimin e Matematikes, kane rezultuar mbetes. Ata nuk kane mundur te marrin note kaluese, cka ben qe te humbasin shansin per te marre pjese ne garen per universitetet tona.
Ministria e Arsimit dhe Shkences, publikoi dje rezultatet e provimit te detyruar per lenden e Matematikes, nga ku kane dale edhe te dhenat e siperpermendura
Rezultatet
Statistikat e publikuara nga Ministria e Arsimit dhe Shkences tregojne se ne provimin e Matematikes kane marre pjese 37115 nxenes. Nga keta, 3288 maturante kane marre note jokaluese dhe afersisht po aq maturante kane marre nota maksimale 9 dhe 10. Shifra e mbetesve eshte konsideruar e larte, por Ministria e Arsimit dhe Shkences ka vleresuar se ky eshte rezultati real, pasi korrigjimi i dyfishte, si element i ri i ketij procesi ishte rigoroz. Korrigjimi i testeve u krye ne 4 qendra kombetare vleresimi, perkatesisht ne Tirane, Elbasan, Fier dhe Shkoder. “Ne analize te rezultateve perfundimtare mund t’ju komunikoj se 8,88 per qind e maturanteve jane vleresuar me noten 9 dhe10, ndersa numri i nxenesve qe nuk u vleresuan kalues eshte 3288, ose 8,86 per qind e maturanteve”, tha zedhenesja per shtyp e MASH, Albana Mustafaraj. Te gjitha rezultatet maturantet kane mundesi t’i gjejne ne web-site zyrtar te Ministrise se Arsimit dhe Shkences, ne baze te ID se tyre
Formulari A2
Kete vit, per here te pare maturantet do te mund ta plotesojne formularin A2 pasi te kene ne dore te gjitha rezultatet e provimeve te Matures Shteterore. Te parashikuara per te dale pas dy javesh, rezultatet e provimeve me zgjedhje do te jene te fundit qe presin kandidatet, te cilet ne baze te tyre do te plotesojne Formularin A2, si nje ure drejt universiteteve. Ne fakt, ai do te shperndahet me vone se dy jave. Sipas rregullores se Matures Shteterore, kandidatet do ta marrin Formularin A2 me 22 korrik dhe e dorezojne ate ne me 28 korrik. KSHMSh e shkolles i dorezon Formularet A2 prane KMSh te DAR/ZA me 29 korrik. Kjo e fundit, pasi ben verifikimet perkatese, i dergon formularet, te ndare sipas shkollave, se bashku me tabelat e regjistrimeve, zyrtarisht me shkrese percjellese ne APRIAL, brenda dates 31 Korrik 2010.
L.Ndoka
Pagesa
Formulari A2 do te kushtoje 2 mije leke
Sipas rregullores se Matures Shteterore, Formulari A2 i plotesuar pranohet vetem i shoqeruar me mandatarketimin e pageses prej dy mije lekesh. “Ne qofte se per arsye te ndryshme kandidati nuk merr pjese ne provimin me zgjedhje per te cilin ka bere pagesen, kjo e fundit nuk kthehet”, percakton rregullorja e Matures Shteterore. Sipas saj, kandidatet qe deshirojne te vazhdojne studimet ne IALP duhet te plotesojne formularin A2, brenda dates 30 korrik dhe ta dorezoje ate ne KSHMSh, pasi maturanti/kandidati eshte njohur me te gjitha rezultatet e provimeve te Matures. “Nuk e plotesojne Formularin A2 maturantet/kandidate qe rezultojne mbetes ne nje nga provimet e detyruara ose me zgjedhje te Matures”, sanksionohet ne rregullore.
Keshillat e specialisteve
Zgjedhja e deges, si do te funksionoje
Formulari A2 eshte prodhuar i personalizuar per secilin nxenes te Republikes, qe ka plotesuar Formularin A1 dhe figuron ne bazen e te dhenave. Te dhenat per nxenesin merren nga plotesimi i Formularit A1. Ne krye te formularit A2, eshte sigla e pranimeve 2010 ne Arsimin e Larte permes parimit Merite Preference, emri i shkolles, rrethi, qyteti ose fshati, dhe ne te djathte ID e maturantit. Ne pjesen e majte eshte vendosur emri, Atesia dhe Mbiemri i nxenesit dhe datelindja e tij. Ky konceptim tregon qe askush nuk mund te marre nje Formular A2, qe nuk i perket atij. Lista e programeve te studimit te ciklit te pare me kohe te plote ne vitin akademik 2010-2011, pritet te zere pjesen me te madhe te Formularit A2. Maturantet duhet ta lexojne me shume kujdes kete liste, per te gjetur programet e studimit qe preferojne. Per secilin Universitet te Shqiperise jane renditur te gjitha programet e studimit. Perpara secilit prej programeve te studimit, ka nje numer me 3 shifra, qe perfaqeson ate program studimi si dhe nje kuadrat bosh. Specialistet keshillojne qe, duke ndjekur me kujdes listen e programeve te studimit, se pari ndaloni ne Universitetin ku deshironi te ndiqni studimet. Lexoni me kujdes programet e studimit te atij Universiteti dhe per nje program studimi qe preferoni, mbani shenim numrin e programit te studimit dhe emertimin e tij, p.sh ne Universitetin e Tiranes: 010 Kimi Ushqimore. Po brenda te njejtit Universitet mbani shenim numrin dhe emertimin e programeve te studimeve te tjera te preferuara, p.sh. 024 Pune Sociale, e keshtu me radhe. Mund te mbani shenim numrin dhe emertimin e programeve te studimit qe preferoni ne cilindo Universitet, p.sh. ne Universitetin Politeknik te Tiranes 066 Inxhinieri Mjedisi.
Ndryshimi
Sivjet nuk eshte e detyruar qe maturanti t’i plotesoje te gjitha kuadratet e degeve te preferuara. Nga 10, qe jane gjithsej, maturanti mund te shenoje tre, dy, apo madje, edhe 1 te vetme, si preference per te vazhduar studimet e larta ne universitetet publike te Shqiperise.