E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasjet e kryera nga Banda



Vrasjet nisën vite më parë, në nëntor të vitit 1998. Shkak ka qenë një grindje mes viktimës Besnik Haxhiu dhe pjesëtarit të grupit të Aldo Bares, Gentian Xhaferri, edhe ky i plagosur e vdekur në vitin 1999, në Itali. Në datën e mësipërme, Besnik Haxhiu dhe Artan Sulçe, sipas akuzës, ishin duke lëvizur me automjetin tip fuoristradë nga qendra në drejtim të fabrikës së plastmasit, Lushnjë. Ndërkohë, Gentian Xhaferri së bashku me pjesëtarët e tjerë të grupit, i kishin zënë pritë. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 68 gëzhoja të qitura, këto nga 5 armë të ndryshme. Mësohet se vrasja është bërë për hakmarrje. Më pas ka qenë tetori i vitit 1999, ai që ka hapur "luftën" midis grupit dhe policisë së komisariatit të Lushnjës. Policia kishte marrë urdhër të godiste me çdo kusht veprimtarinë e grupit. Pikërisht në këto momente ka filluar hakmarrja. Në datën 25 shkurt të vitit 2000, te "Blerimi" në Lushnjë, është goditur shefi i komisariatit, Sinan Meta. Por goditja nuk ishte vdekjeprurëse. Pak kohë më vonë, oficerit të policisë Arben Koçi, i vihet eksploziv në banesën e tij, por pa pasoja. Ndërkaq nga kokat e grupit bëheshin plane të mëtejshme. Kështu, në datën 25 mars 2000, në hyrje të stadiumit në Lushnjë vihen 5 kg eksploziv. 4 kg kanë qenë jashtë pakos dhe 1 kg brenda pakos. Të dyja sasitë kanë qenë të lidhura me njëra-tjetrën dhe ishin gati të shpërthenin me telekomandë. Këtë sasi eksplozivi e kishte pregatitur në mënyrë të specializuar shtetasi Riza Balla, i cili kishte punuar në ushtri. Eksplozivi ishte i destinuar të shpërthente në momentin që në stadium do të hynte shefi i komisariatit, Sinan Meta. Pakoja me eksploziv ishte vendosur me porosi të të pandehurit Maksim Çela. Eksperti në pako gjeti një gjurmë gishti, e cila i përkiste fillimisht Maksim Çelës, por më pas Gjykata e Elbasanit e pushoi çështjen me pretendimin se gjurma e gishtit nuk ishte e Çelës. Vetëm në 2003-shin u bë krahasimi dhe një akt tjetër ekspertimi, që nxori fajtor shtetasin Petrit Liçi. Në 14 prill 2000, në lagjen "Xhevdet Neprevishta" në Lushnjë, vritet oficeri i policisë gjyqësore, Klenti Bano. Sipas akuzës, Bano nën drejtimin e shefit Sinan Meta kishte hartuar një plan për asgjësimin e bandës së Aldo Bares. Por plani mbeti në mes. Në vrasjen e Banos, sipas Prokurorisë, ka marrë pjesë edhe Gentian Kulla, pjesëtar i grupit, vrarë në vitin 2002.

Dritan Vila,

23.12.1998, ka vrarë në bashkëpunim me të pandehurit e tjerë, Bledar Haxhinë dhe Artan Sulçen.

14.04.2000, ka vrarë në bashkëpunim me të pandehurit tjerë, Klejdi Banon

19.04.2001, ka vrarë Nosh Gjolajn, me armë zjarri

16.04.2002, ka tentuar të vrasë Bernard Linotopin

24.04.2002, ka vrarë Alfred Pirrën

Petrit Liçi,

23.12.1998, ka vrarë në bashkëpunim me të pandehurit tjerë, Bledar Haxhinë dhe Artan Sulçen

25.03.2000, së bashku me të pandehurin Maksim Çela, kanë tentuar të vrisnin me eksploziv Sinan Dedën, shef i komisariatit të Lushnjes

27.03.2003, së bashku me të pandehurin Erion Cici, kanë tentuar të vrisnin shefin e krimeve Bardhyl Kurti

Maksim Çela,

14.04.2000, ka vrarë në bashkëpunim me të pandehurit Enver Dondollaku dhe Leonard Priftin, Klejdi Banon

Enver Dondollaku,

14.04.2000, ka vrarë në bashkëpunim me të pandehurin Maksim Çela dhe Leonard Priftin, Klejdi Banon

Leonard Prifti,

14.04.2000, ka vrarë në bashkëpunim me të pandehurit Maksim Çela dhe Enver Dondollaku, Klejdi Banon

Erion Cici,

27.03.2003, së bashku me të pandehurin Petrit Liçi, kanë tentuar të vrisnin Bardhyl Kurtin

Erion Kashari,

23.12.1998, ka vrarë në bashkëpunim me të pandehurit e tjerë, Bledar Haxhinë dhe Artan Sulçen

Elton Mermali,

23.12.1998, ka vrarë në bashkëpunim me të pandehurit e tjerë, Bledar Haxhinë dhe Artan Sulçen

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›