E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durres-Kukes, 15 punetore ne greve

Kukes- Duket se telashet nuk kane te sosur per ndertuesit e rruges Rreshen-Kalimash, edhe pse nga afati i paradeklaruar per perfundimin e ndertimit te saj, nuk kane mbetur me shume se 3 muaj. Pasi ecuria normale e punimeve eshte penguar rende nga shembja e dheut ne afersi te Nderfushazit, duke marre me vete disa kembe urash, edhe 15 punonjes e firmes maqedonase "Granit" kane zgjedhur formen me klasike te protestes, ate te greves se urise, per te realizuar synimet e tyre.

Greva

Greva e punonjesve nuk eshte drejtuar kunder firmes pergjegjese per ndertimin e kesaj rruge, "Bechtel-Enka", por ndaj kontraktorit te tyre, "Granit". Dje ata deklaruan se 6 muaj pas paraqitjes se kerkesave per oret shtese, kushtet e punes dhe te tjera pagesa, nuk kane marre asnje pergjigje pozitive. "Te zhgenjyer nga kjo situate, ne vendosem qe sot (dje), te hyjme ne nje greve urie, deri ne plotesimin e kerkesave", deklaroi perfaqesia e 15 punonjesve nga nje objekt ne zonen e Kukesit, ku dhe jane vendosur. Firma aktualisht po nderton urat ne segmentin Kukes-Morine, pjese e autostrades Durres-Kukes-Morine. Punetoret pretenduan se nuk jane respektuar pikat e kontrates se nenshkruar mes tyre dhe firmes. Disa nga kerkesat jane pagesa e oreve shtese, pagesa e ushqimit, si dhe venia ne dispozicion te mjeteve per transportin e tyre. Kerkesat jane parashtruar qe prej 6 muajsh, dhe punetoret thone se nuk kane marre asnje pergjigje nga drejtuesit e firmes "Granit".

Kerkesat

Ata kane filluar greven e urise ne ambientet e kampit te firmes, e cila ndodhet ne komunen Terhore te Kukesit dhe shprehen se do vazhdojne greven, deri ne plotesimin e kerkesave te tyre. Punetoret kane paralajmeruar se se shpejti do te perkrahen edhe nga 40 punetore te tjere. Policia e Kukesit ka nderhyre, per te shmangur cdo konfrontim te mundshem mes grevisteve dhe drejtuesve te firmes. Keta te fundit kontestuan veprimin e ndermarre nga 15 punonjesit, duke u shprehur se jane plotesuar te gjitha kushtet dhe pikat e kontrates. Ata i kerkuan autoriteteve policore, qe te nxirrnin nga kampi punonjesit "rrebele" pasi ambientet i perkisnin firmes dhe zenia e tyre ishte e paligjshme. Gjithsesi dita e djeshme ka kaluar pa asnje incident, ku grupi i punonjesve gjendet i izoluar ne ambientet e kampit. Ata refuzuan te linin ambientet, duke u shprehur se do te sakrifikoheshin deri ne plotesimin e kerkesave te parashtruara ndaj firmes, dhe plotesimi i pikave te kontrates se firmosur me "Granit".

Aleksander Ndoja


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›