E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fshati ne proteste, izolohet nga autostrada Durres-Kukes

Banoret e fshatit Nderfushaz ne Mirdite, kane protestuar per dy ore me radhe ne autostraden Durres-Kukes, sektori Rreshen-Kalimash, duke bllokuar edhe punimet. Ngjarja ka ndodhur ne nje kohe kur puna ne kete sektor eshte intensifikuar. Shkak i protestes eshte bere rreshqitja e nje siperfaqe dheu, duke shembur edhe disa kembe urash ne kete zone. Por fshati me 1 mije banore, rrezikon izolimin edhe nga ndertimi i kesaj rruge. Banoret e drejtuar nga kreret vendore te fshatit, Xhevahit Tusha dhe Aleks Shqefanaku, jane mbledhur rreth ores 10:00 paradite ne trasene e rruges, duke nderprere me force punimet e disa traktoreve qe po punonin. Pas kesaj, ka mberritur policia e cila eshte perpjekur t'i largoje banoret nga rruga, por kjo ka qene e pamundur. Ne keto kushte, ne vendngjarje ka mberritur kryetari i bashkise Rreshen, Gjon Dedaj, i cili ka biseduar gjate me banoret per kerkesat e tyre. Pas takimit banoret jane terhequr nga protesta, duke lene disa dite kohe per pergjigjen ndaj kerkesave.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›