E Diel, 1 Nëntor 2026

Durres-Kukes, 500 milione USD nga buxheti 2008

Financimi i rruges Durres - Kukes deri ne muajin korrik, ka terhequr rreth 45% te shpenzimeve kapitale, ose rreth 500 milione dollare duke kontribuar ndjeshem ne rritjen vjetore prej 150% te shpenzimeve kapitale. Per shkak te kesaj situate shpenzimet e buxhetit te shtetit kete vit kane pasur nje ecuri te mbare me nje realizim, me shume se 94 per qind te planit per periudhen tetemujore, duke shenuar keshtu nivelin me te mire te tre viteve te fundit, sipas nje analize qe ka bere Banka e Shqiperise per ecurine e treguesve te buxhetit. Deri ne fund te muajit korrik te ardhurat dhe shpenzimet jane realizuar perkatesisht me 161 dhe 166 miliarde leke, duke permbushur respektivisht 53 dhe 46% te planit vjetor te miratuar sipas buxhetit te rishikuar ne muajin korrik. Sipas buxhetit te rishikuar per vitin 2008, te ardhurat dhe shpenzimet buxhetore programohen

perkatesisht ne nivelet 303.8 dhe 360.2 miliarde leke. Te ardhurat planifikohen rreth 20 miliarde me te larta dhe shpenzimet rreth 8.8 miliarde me te uleta nga niveli i programuar ne fillim te vitit. Deficiti i planifikuar deri ne fund te vitit reduktohet ne 56.4 miliarde leke ose ne 5.2 per qind te PBB, nga 85.3 miliarde (7.9 per qind i PBB) qe ishte programuar ne fillim te vitit. Rreth 35 per qind e totalit se te ardhurave shtese planifikohet te vilen nga zeri i tatimit mbi te ardhurat personale. Ndersa rreth 20 per qind ose 4 miliarde leke e totalit se te ardhurave shtese, priten te grumbullohen nga zeri i tatimit mbi fitimin. Pesha e ketij zeri ne totalin e te ardhurave gjate gjysmes se pare te vitit 2008, ka pesuar nje renie me rreth 2 pike perqindjeje, krahasuar me te njejten periudhe te vitit te meparshem, per shkak se niveli i tatimit mbi fitimin kete vit eshte pergjysmuar ne krahasim me nje bit me pare.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›