Durrës-Kukës, Rama: Do apelojmë vendimin
Tiranë-Kryeprokurorja, Ina Rama ka folur sot për herë të parë për vendim e Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë, që pezulloi çështjen e rrugës Durrës-Kukës, ku i pyetur ishte edhe ministri i Jashtëm, Lulzim Basha.
Në deklaratën e saj për median, Kryeprokurorja Ina Rama është shprehur se “ne i kemi pezulluar hetimet për këtë dosje, pas vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë”. Më tej ajo shtoi se “ne do të apelojmë vendimin për shtyrjen e hetimeve për rrugen Durres-Kukes, pasi kemi nje qendrim te ndryshem nga gjykata".
Ina Rama foli për gazetarët pas ceremonisë së dhënies së paketës 800 mijë euro nga BE për mbështetjen e prokurorisë së përgjithshme për të ndërrmarrë inspektimin dhe vleresimet për punën e organit të akuzës.
Sipas saj aktualisht nuk po kryhen hetime lidhur me projektin dhe financimin e rrugës Durrës-Kukës në respektim të vendimit të gjykatës.