E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pronësia mbi detin, plagoset 59-vjeçari

Lezhë- Një ngjarje me motiv të pazakontë ka ndodhur sot në Lezhë. Dy peshkatarë nga fshati Tale janë ngrindur me njëri-tjetrin për vendin ku duhet të hidhnin rrjetat e peshkut në det. Pas debateve me fjalë se kujt i takon kjo pjesë dhe kujt pjesa tjetër e peshkimit, konflikti ka përfunduar tek armët.

Shtetasi, Pal Lekaj nga fshati Tale i Lezhës, i moshës 59-vjeç është plagosur nga bashkëfshatari i tij. 40-vjeçari, Viktor Luli, e ka gjuajtur amë te armë gjahu, çifte.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, dhe më tej autori i ngjarjes nuk ka bërë asnjë rezistencë kur në vendngjarje mbërritën forcat e policisë së Lezhës. Ndërkohë i plagosuri është dërguar në spitalin rajonal të këtij qyteti, dhe mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Shëngjini është vend i preferuar për peshkim ku çdo ditë mblidhen me dhjetra peshkatarë nga rrethinat e Lezhës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›