E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetëhelmohen dy persona, vdesin në QSUT

Tiranë- Dy persona i kanë dhënë fund jetës me lëndë helmuese. Janë dy raste të ndryshme ndodhur brenda së njëjtës ditë në kryeqytet. Shtetasi A.H, 45 vjeç ka pirë fotoksinë dje dhe nuk ka mundur të mbijetojë edhe pas marrjes së ndihmës së shpjetë në spital. Po kështu edhe shtetasja A.K. vetëm 19-vjeç nga Kamza i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike, duke pirë fotoksinë. Familjarët e kanë dërguar në spital, por atje ka humbur jetën.

Drejtoria e Përgjithshme e Shtetit në një deklaratë për shtyp njoftoi se  rreth orës 19.35 të ditës së djeshme është marrë njoftimi se është dërguar i vetëhelmuar në QSUT shtetasi A. H., 45 vjeç, lindur në Berat dhe banues në Tiranë. Megjithë ndihmën mjeksore që i është dhënë, pas 3 orësh ky shtetas ka vdekur. Nga veprimet proceduriale, si dhe nga deklarimet e marra nga familjarët rezultoi se ai kishte pirë një sasi lënde fotoksinë për shkak të disa borxheve financiare të pashlyera.

Po dje rreth orës 11.30 është dërguar e vetëhelmuar në QSUT dhe më pas ka gjetur vdekjen shtetësja A. K. 19 vjeç, lindur dhe banuese në Kamëz. Pasi u kryen veprimet proceduriale u konkludua se vajza, në kushtet e depresionit nervor, ka pirë një sasi fotoksine.

Po punohet për sqarimin e mëtejshëm të ngjarjeve dhe materialet i kaluan Prokurorisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›