Kryeministri Berisha takon Kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti

Kryeministri Berisha u takua sot, në Shkup, me Kryetarin e Partisë Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) të Maqedonisë Ali Ahmeti, me të cilin diskutoi zhvillimet në Shqipëri dhe Maqedoni, si dhe zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit midis dy vendeve.
Kryeministri përshëndeti kontributin që z. Ahmeti dhe BDI-ja kanë dhënë dhe japin në qeverisjen e këtij vendi. Ata u shprehën për forcimin e bashkëpunimit midis dy vendeve.
Kryeministri Berisha vlerësoi zhvillimet në kuadër të implementimit të marrëveshjes së Ohrit, si një dokument tepër i rëndësishëm paqeje, stabiliteti dhe bashkëpunimi.
Kryeministri Berisha i shprehu gjithashtu z. Ahmeti falënderimet për organizimin e shkëlqyer të 100 vjetorit të Kongresit të Manastirit, që për shqiptarët shënon një ndër ditët më të ndritura të historisë kombëtare. Edhe z. Ahmeti, nga ana e tij, falënderoi Kryeministrin Berisha për ndihmën dhe angazhimin e tij dhe të qeverisë shqiptare për mbajtjen e aktiviteteve në kuadër të këtij 100 vjetori.
Duke u ndalur edhe në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Shqipëri dhe ato presidenciale dhe lokale në Maqedoni, Kryeministri Berisha dhe kryetari i BDI-së Ahmeti theksuan angazhimin e tyre për të bërë të gjitha përpjekjet për realizimin një procesi zgjedhor të lirë dhe të ndershëm....