E përplas makina, një i ri humb jetën në superstradë
Një i ri rreth 25 vjeç, i cili duket se po kalonte nga njëra anë e rrugës në tjetrën, u përplas për vdekje nga një automjet, që udhëtonte në drejtim të Durrësit. Automjeti që bëri aksidentin u largua menjëherë nga vendngjarja.
DURRËS - Një i ri ende i paidentifikuar ka mbetur viktimë sonte në një aksident automobilistik në superstradën Durrës-Tiranë. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth 6 km larg qytetit bregdetar të Durrësit rreth orës 20.20 në afërsi të pularisë Floryhen. Burime zyrtare nga Drejtoria e policisë së qarkut bënë të ditur se viktima, një i ri rreth 25 vjeç, i cili duket se po kalonte nga njëra anë e rrugës në tjetrën, u përplas për vdekje nga një automjet, që udhëtonte në drejtim të Durrësit. Policia bëri të ditur se automjeti që bëri aksidentin u largua menjëherë nga vendngjarja. Burimet bënë të ditur se trupi i viktimës u dërgua në morgun e spitailt rajonal të qytetit dhe pritet identifikimi i tij. Forcat e policisë po punojnë për identifikimin e tij.
(d.b/BalkanWeb)