Durrës-Kukës, akuzat tani në "kurriz" të Bashës dhe Tomës
Shfryhet dosja "Durrës-
Kukës". Prokuroria e
Përgjithshme ka pushuar
hetimet për Armand Telitin,
ish-zëvendësministrin e
Transporteve dhe Lejla Saraçin,
ish-drejtoreshën e Përgjithshme
të Rrugëve, pasi nuk ekzistonin
dyshime mbi bazën e të cilave
mund të ngrihej akuza. Vendimi i
djeshëm i Prokurorisë së Përgjithshme
është i ndryshëm nga vendimi
i Prokurorisë së Tiranës, e cila
mori të pandehur Telitin, Saraçin
dhe Tomën me akuzën e "shpërdorimit
të detyrës". Tashmë, i vetmi
person i pandehur është Andi
Toma, ish-drejtori juridik në Ministrinë
e Transporteve, ndërsa person
nën hetim është ish-ministri i
Transporteve, Lulzim Basha. Lajmi
bëhet i ditur nga burime zyrtare
pranë akuzës qendrore. Sipas tyre,
ndaj Telitit dhe Saraçit prokuroria
ka vendosur të pushojë hetimet
për mungesë provash, pasi ata rezultojnë
të papërfshirë në këtë
çështje. Në mbyllje të përfundimeve
tepër delikate dhe të rëndësishme
të dosjes së njohur të autostradës
Durrës-Kukës, por që
veçanërisht preku procedurat e
ndjekura në segmentin Rrëshen-
Kalimash, kanë mbetur vetëm
emrat e Andi Tomës dhe ministrit
aktual të Jashtëm, Lulzim Basha.
Prokuroria e Përgjithshme deklaroi
zyrtarisht se hetimet për Bashën
nuk kanë përfunduar, pasi po
kryprocesverbahen
edhe disa veprime teknike të
çështjes. Më pas, duke marrë miratimin
e Kryeprokurores, do të
vendoset nëse dosja do të dërgohet
brenda këtyre ditëve për gjykim.
Siç mësohet nga burime pranë
akuzës, rrethi i personave të përfshirë
po ngushtohet dhe akuza për
shpërdorim në përmasa të mëdha
po rëndon vetëm mbi dy emrat e
mësipërm. Gjithsesi, fjala e fundit
është e gjykatës, e cila pritet të thërrasë
ish-ministrin e Transporteve
në cilësinë e dëshmitarit. Por gjithçka
mund të ndryshojë në fazën e
fundit të hetimit gjyqësor.
Prokuroria e Tiranës
Prokuroria e Tiranës njoftoi Armand
Telitin dhe Andi Tomën për
akuzën mbi veprën penale "shpërdorim
detyre". Sipas saj, gjatë verifikimeve
paraprake, Prokuroria e
Tiranës konstatoi: "Si persona të
dyshuar përgjegjës për këtë vepër
penale janë shtetasit Andi Toma,
Armand Teliti dhe Lulzim Basha,
të cilët kanë përgatitur të gjithë
dokumentacionin dhe kanë iniciuar
procedurat e VKM nr. 460, 481,
526 dhe 651 të vitit 2006. Shtetasit
e lartpërmendur janë të dyshuar
si përgjegjës për veprën penale të
shpërdorimit të detyrës në bashkëpunim,
të parashikuar nga neni
248-25 i Kodit Penal", tha Prokuroria
e Tiranës. Po kështu, përgjegjësi
penale ka edhe ish-drejtoresha
e Rrugëve, Lejla Saraçi, pasi ajo ka
nënshkruar në kontratën për
ndërtimin e rrugës Rrëshen-Kalimash.
Në lidhje me Lulzim
Bashën, ish-ministrin e Transporteve,
akuza tha se ai është
ende person nën hetim, pasi janë
shtyrë hetimet për verifikime të
mëtejshme.
Vlera totale e rrugës
Sipas burimeve brenda grupit
hetimor, raporti që kanë dorëzuar
dy ekspertët Pëllumb Ahmetaj
dhe Zenun Katana, nxjerr një
shifër marramendëse. Rruga në
total do t‘i kushtojë shtetit shqiptar
1 miliardë e 23 milionë
euro. Ndërkohë që ndryshe nga
raporti i parë, dy ekspertët nuk
janë marrë me diferencat e çmimeve
dhe ofertave, por vetëm me
konstatimin e vlerës. Gjithsesi, në
raport nuk harrohet të thuhet se
kjo shumë tejet e madhe ka arritur
edhe si pasojë e funksionimit
të nënkontraktorëve që kanë aplikuar
çmime mbi tregun.
Kukës". Prokuroria e
Përgjithshme ka pushuar
hetimet për Armand Telitin,
ish-zëvendësministrin e
Transporteve dhe Lejla Saraçin,
ish-drejtoreshën e Përgjithshme
të Rrugëve, pasi nuk ekzistonin
dyshime mbi bazën e të cilave
mund të ngrihej akuza. Vendimi i
djeshëm i Prokurorisë së Përgjithshme
është i ndryshëm nga vendimi
i Prokurorisë së Tiranës, e cila
mori të pandehur Telitin, Saraçin
dhe Tomën me akuzën e "shpërdorimit
të detyrës". Tashmë, i vetmi
person i pandehur është Andi
Toma, ish-drejtori juridik në Ministrinë
e Transporteve, ndërsa person
nën hetim është ish-ministri i
Transporteve, Lulzim Basha. Lajmi
bëhet i ditur nga burime zyrtare
pranë akuzës qendrore. Sipas tyre,
ndaj Telitit dhe Saraçit prokuroria
ka vendosur të pushojë hetimet
për mungesë provash, pasi ata rezultojnë
të papërfshirë në këtë
çështje. Në mbyllje të përfundimeve
tepër delikate dhe të rëndësishme
të dosjes së njohur të autostradës
Durrës-Kukës, por që
veçanërisht preku procedurat e
ndjekura në segmentin Rrëshen-
Kalimash, kanë mbetur vetëm
emrat e Andi Tomës dhe ministrit
aktual të Jashtëm, Lulzim Basha.
Prokuroria e Përgjithshme deklaroi
zyrtarisht se hetimet për Bashën
nuk kanë përfunduar, pasi po
kryprocesverbahen
edhe disa veprime teknike të
çështjes. Më pas, duke marrë miratimin
e Kryeprokurores, do të
vendoset nëse dosja do të dërgohet
brenda këtyre ditëve për gjykim.
Siç mësohet nga burime pranë
akuzës, rrethi i personave të përfshirë
po ngushtohet dhe akuza për
shpërdorim në përmasa të mëdha
po rëndon vetëm mbi dy emrat e
mësipërm. Gjithsesi, fjala e fundit
është e gjykatës, e cila pritet të thërrasë
ish-ministrin e Transporteve
në cilësinë e dëshmitarit. Por gjithçka
mund të ndryshojë në fazën e
fundit të hetimit gjyqësor.
Prokuroria e Tiranës
Prokuroria e Tiranës njoftoi Armand
Telitin dhe Andi Tomën për
akuzën mbi veprën penale "shpërdorim
detyre". Sipas saj, gjatë verifikimeve
paraprake, Prokuroria e
Tiranës konstatoi: "Si persona të
dyshuar përgjegjës për këtë vepër
penale janë shtetasit Andi Toma,
Armand Teliti dhe Lulzim Basha,
të cilët kanë përgatitur të gjithë
dokumentacionin dhe kanë iniciuar
procedurat e VKM nr. 460, 481,
526 dhe 651 të vitit 2006. Shtetasit
e lartpërmendur janë të dyshuar
si përgjegjës për veprën penale të
shpërdorimit të detyrës në bashkëpunim,
të parashikuar nga neni
248-25 i Kodit Penal", tha Prokuroria
e Tiranës. Po kështu, përgjegjësi
penale ka edhe ish-drejtoresha
e Rrugëve, Lejla Saraçi, pasi ajo ka
nënshkruar në kontratën për
ndërtimin e rrugës Rrëshen-Kalimash.
Në lidhje me Lulzim
Bashën, ish-ministrin e Transporteve,
akuza tha se ai është
ende person nën hetim, pasi janë
shtyrë hetimet për verifikime të
mëtejshme.
Vlera totale e rrugës
Sipas burimeve brenda grupit
hetimor, raporti që kanë dorëzuar
dy ekspertët Pëllumb Ahmetaj
dhe Zenun Katana, nxjerr një
shifër marramendëse. Rruga në
total do t‘i kushtojë shtetit shqiptar
1 miliardë e 23 milionë
euro. Ndërkohë që ndryshe nga
raporti i parë, dy ekspertët nuk
janë marrë me diferencat e çmimeve
dhe ofertave, por vetëm me
konstatimin e vlerës. Gjithsesi, në
raport nuk harrohet të thuhet se
kjo shumë tejet e madhe ka arritur
edhe si pasojë e funksionimit
të nënkontraktorëve që kanë aplikuar
çmime mbi tregun.