Mesiç: Serbia të pranojë realitetin e ri në Ballkan
Kosova tanimë është shtet.
Nuk ka më kthim prapa.
Serbia duhet ta pranojë re
alitetin e ri në Ballkan".
Presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiç,
gjatë një interviste ekskluzive për
televizionin "Top Channel" dhe
gazetën "Shqip", flet për Kosovën,
propozimin serb për të shqyrtuar
ligjshmërinë e pavarësisë, situatën
e re në rajon dhe marrëdhëniet me
Shqipërinë.
Si e vlerësoni situatën aktuale
në Kosovë?
Situata në Kosovë, sot, është
natyrisht shumë më e mirë se para
dhjetë vitesh, madje shumë më mirë
në aspektin diplomatik tani dhe pas
12 shkurtit të këtij viti, kur u njoh sovraniteti
i Kosovës si shteti më i ri në
Evropë. Më në fund, popullit të saj iu
dha e drejta legjitime për vetëvendosje.
Situatën e mirë në Kosovë,
aktualisht e karakterizojnë shumë
elementë dhe dukuri. Për këtë situatë
progresive e të qëndrueshme,
natyrisht duhen falënderuar në
radhë të parë Shtetet e Bashkuara të
Amerikës, Bashkimi Evropian, e
padyshim populli i Kosovës dhe institucionet
e saj. Kosova është e njohur
sot si shtet nga shumë vende me
peshë në arenën ndërkombëtare, të
dëshmuara si superfuqi, por edhe
nga pjesa dërrmuese e vendeve
anëtare të BE-së. Me mjaft rëndësi
dhe peshë është të thuhet se Kosova
është njohur si shtet nga vendet më
demokratike e më të zhvilluara në
botë. Për Kroacinë, situata e sotme na
ka mundësuar bashkëpunimin e
ndërsjellë, që deri dje, fatkeqësisht,
nuk kemi mundur ta bëjmë.
Kroacinë mund ta radhisim
një ndër vendet e para që ka
njohur pavarësinë e Kosovës.
Pas kësaj njohjeje formale, a
ka filluar bashkëpunimi mes
Zagrebit dhe Prishtinës?
Natyrisht, pas njohjes nga ana
jonë të Kosovës si shtet, kemi filluar
menjëherë bashkëpunimin me këtë
shtet të ri. Njëkohësisht kemi emëruar
edhe ambasadorin e parë në Kosovë.
Pra, tani ne kemi bashkëpunim
të mirë me Prishtinën zyrtare, bashkëpunim
që besoj ta intensifikojmë
edhe në fusha të tjera jo vetëm politike,
por edhe ekonomike. Aktualisht,
me rëndësi për rajonin është që
Kosova edhe Serbia të jenë pjesë e
Evropës dhe të orientuara nga organizmat
euroatlantike.
Ditë më parë, me presionin
serb, Asambleja e Përgjithshme
e OKB-së i dha ‘dritën jeshile‘
Gjykatës Ndërkombëtare për
të shqyrtuar pavarësinë e Kosovës.
Ǒmendoni për këto lojëra
të regjimit të Beogradit dhe si
e sa mund të ndikojë kjo rezolutë
në të ardhmen e Kosovës?
Kjo iniciativë e Serbisë, mund të
them se është sulmi i fundit apo ‘gjëja
më e madhe‘ që i ka mbetur të bëjë
Beogradi kundër Kosovës. Kjo rezolutë
nuk mund të ndikojë aspak në
të ardhmen e Kosovës. As në aspektin
politik dhe as në atë diplomatik, e
as në legjitimitetin e pavarësisë së
saj. Sot, Kosova është shtet, i njohur
dhe që do të njihet edhe më tej nga
vende të tjera nëpër botë. Nuk ka
kthim prapa në këtë drejtim. Çfarëdo
vendimi që mund të marrë Gjykata
Ndërkombëtare e Drejtësisë mbi
ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës,
do jetë vetëm këshillues. Të
vetmen gjë që Kosova mund ta
presë është njohja e saj edhe nga
Serbia, kur ajo të pranojë një ditë realitetin,
ashtu si Mali i Zi dhe Maqedonia,
vendet fqinje, që deri dje
konsideroheshin aleatët dhe fqinjët
më "besnikë" të Serbisë.
Disa herë kemi dëgjuar e
lexuar deklarata, sidomos nga
mediat ruse dhe serbe, se Kosova
gjoja ka provokuar konfliktin
në Gjeorgji. Mund të
bëhet një krahasim i tillë mes
Abkhazisë, Osetisë dhe Kosovës?
Ata që bëjnë paralele të tilla ose
nuk e njohin politikën dhe realitetin
në Kosovë, ose pas tyre fshihen qëllimet
dhe planet sekrete, pretendimet
e tyre të qarta ndaj territoreve
të huaja. Rasti i Kosovës është i qartë
dhe i njohur tashmë në opinionin e
gjerë botëror. Kosova, edhe para pavarësisë,
ka qenë drejtpërsëdrejti
pjesë konstitutive e asaj "Jugosllavie",
e një shteti që tani nuk ekziston
më. Ndërsa Abkhazia apo Osetia kurrë
nuk kanë qenë pjesë e Bashkimit
Sovjetik. Aq më tepër, Kosova nuk
mund të krahasohet me këto rajone
të Gjeorgjisë, sepse në Kosovë është
ushtruar dhunë sistematike, është
masakruar një popullatë e tërë, janë
bërë spastrime etnike... Prandaj,
krahasimet midis Kosovës dhe Abkhazisë
apo Osetisë janë të pavend
dhe spekulative.
Në mediat serbe dhe në
disa perëndimore shpesh
dëgjojmë zëra nga Beogradi
se, autoritetet serbe po
përpiqen ta ndajnë Kosovën.
Megjithëse SHBA, NATO dhe
BE e kanë kundërshtuar diçka
të tillë, duke e konsideruar si
një hap të rrezikshëm për stabilitetin
në rajon. Mendoni se
këto përpjekje serbe do t‘ia arrijnë
qëllimit për copëtimin e
Kosovës?
Ndarja e Kosovës, sipas oreksit
serb, është një ëndërr e Beogradit, që
na kujton epokën e diktatorit Millosheviç.
Dhe nëse vërtet do të
ndodhte ashtu siç pretendon Beogradi,
kjo do të thotë kthim prapa. Do
të thotë realizim i ëndrrës për krijimin
e Serbisë së Madhe. Në këtë moment
shpërthen edhe kriza, meqë Ballkani
dhe vetë Serbia janë ndërtuar nga
minoritete. Pikërisht këtu nuk duhen
harruar shqiptarët e Preshevës, Bujanocit
dhe Medvegjës, pastaj minoritetet
në Serbi dhe Vojvodinë, ata
në Maqedoni… Me një fjalë, këto
lojëra politike janë të rrezikshme në
Ballkanin e sapodalë nga lufta. Me
këto propozime të Serbisë, Beogradi
mund të provokojë konflikte të reja e
të përgjakshme në Ballkan. Por koha
e luftërave ka kaluar. Ballkani, pra, si
Serbia, Kosova, ashtu edhe Kroacia,
Shqipëria, Maqedonia, Bosnja... sot
nuk kanë nevojë për luftë. Këto
vende kanë nevojë për më shumë
paqe e stabilitet politik dhe
ekonomik, për më shumë dialog dhe
mirëkuptim, për integrim në Bashkimin
Evropian e më gjerë.
Zoti President, si janë marrëdhëniet
midis Zagrebit dhe
Tiranës?
Me Shqipërinë, me vendin mik
dhe fqinjin e Adriatikut, kemi marrëdhënie
shumë të mira. Këto marrëdhënie,
si bilaterale, ashtu edhe
multilaterale, janë duke u zhvilluar
normalisht. Bashkëpunimi i mirë me
Tiranën vazhdon në të gjitha fushat,
sidomos në atë ekonomike, industriale
dhe turistike.
Në Kroaci jetojnë edhe një
numër i madh shqiptarësh nga
Kosova, Maqedonia dhe Shqipëria.
Cili është imazhi i
tyre?
Shqiptarët, jo vetëm nga Kosova,
por edhe nga Maqedonia viset tjera
të Ballkanit edhe pse numerikisht jo
shumë, megjithatë do të thosha se
ata sot janë pjesë e respektueshme e
shoqërisë sonë. janë të integruar
mirë në të gjitha sferat e jetës. Sot shqiptarët
janë të vyeshëm dhe punëtor,
madje të angazhuar në administrata
dhe kancelaritë e ndryshme të
shtetit tonë.
Nuk ka më kthim prapa.
Serbia duhet ta pranojë re
alitetin e ri në Ballkan".
Presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiç,
gjatë një interviste ekskluzive për
televizionin "Top Channel" dhe
gazetën "Shqip", flet për Kosovën,
propozimin serb për të shqyrtuar
ligjshmërinë e pavarësisë, situatën
e re në rajon dhe marrëdhëniet me
Shqipërinë.
Si e vlerësoni situatën aktuale
në Kosovë?
Situata në Kosovë, sot, është
natyrisht shumë më e mirë se para
dhjetë vitesh, madje shumë më mirë
në aspektin diplomatik tani dhe pas
12 shkurtit të këtij viti, kur u njoh sovraniteti
i Kosovës si shteti më i ri në
Evropë. Më në fund, popullit të saj iu
dha e drejta legjitime për vetëvendosje.
Situatën e mirë në Kosovë,
aktualisht e karakterizojnë shumë
elementë dhe dukuri. Për këtë situatë
progresive e të qëndrueshme,
natyrisht duhen falënderuar në
radhë të parë Shtetet e Bashkuara të
Amerikës, Bashkimi Evropian, e
padyshim populli i Kosovës dhe institucionet
e saj. Kosova është e njohur
sot si shtet nga shumë vende me
peshë në arenën ndërkombëtare, të
dëshmuara si superfuqi, por edhe
nga pjesa dërrmuese e vendeve
anëtare të BE-së. Me mjaft rëndësi
dhe peshë është të thuhet se Kosova
është njohur si shtet nga vendet më
demokratike e më të zhvilluara në
botë. Për Kroacinë, situata e sotme na
ka mundësuar bashkëpunimin e
ndërsjellë, që deri dje, fatkeqësisht,
nuk kemi mundur ta bëjmë.
Kroacinë mund ta radhisim
një ndër vendet e para që ka
njohur pavarësinë e Kosovës.
Pas kësaj njohjeje formale, a
ka filluar bashkëpunimi mes
Zagrebit dhe Prishtinës?
Natyrisht, pas njohjes nga ana
jonë të Kosovës si shtet, kemi filluar
menjëherë bashkëpunimin me këtë
shtet të ri. Njëkohësisht kemi emëruar
edhe ambasadorin e parë në Kosovë.
Pra, tani ne kemi bashkëpunim
të mirë me Prishtinën zyrtare, bashkëpunim
që besoj ta intensifikojmë
edhe në fusha të tjera jo vetëm politike,
por edhe ekonomike. Aktualisht,
me rëndësi për rajonin është që
Kosova edhe Serbia të jenë pjesë e
Evropës dhe të orientuara nga organizmat
euroatlantike.
Ditë më parë, me presionin
serb, Asambleja e Përgjithshme
e OKB-së i dha ‘dritën jeshile‘
Gjykatës Ndërkombëtare për
të shqyrtuar pavarësinë e Kosovës.
Ǒmendoni për këto lojëra
të regjimit të Beogradit dhe si
e sa mund të ndikojë kjo rezolutë
në të ardhmen e Kosovës?
Kjo iniciativë e Serbisë, mund të
them se është sulmi i fundit apo ‘gjëja
më e madhe‘ që i ka mbetur të bëjë
Beogradi kundër Kosovës. Kjo rezolutë
nuk mund të ndikojë aspak në
të ardhmen e Kosovës. As në aspektin
politik dhe as në atë diplomatik, e
as në legjitimitetin e pavarësisë së
saj. Sot, Kosova është shtet, i njohur
dhe që do të njihet edhe më tej nga
vende të tjera nëpër botë. Nuk ka
kthim prapa në këtë drejtim. Çfarëdo
vendimi që mund të marrë Gjykata
Ndërkombëtare e Drejtësisë mbi
ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës,
do jetë vetëm këshillues. Të
vetmen gjë që Kosova mund ta
presë është njohja e saj edhe nga
Serbia, kur ajo të pranojë një ditë realitetin,
ashtu si Mali i Zi dhe Maqedonia,
vendet fqinje, që deri dje
konsideroheshin aleatët dhe fqinjët
më "besnikë" të Serbisë.
Disa herë kemi dëgjuar e
lexuar deklarata, sidomos nga
mediat ruse dhe serbe, se Kosova
gjoja ka provokuar konfliktin
në Gjeorgji. Mund të
bëhet një krahasim i tillë mes
Abkhazisë, Osetisë dhe Kosovës?
Ata që bëjnë paralele të tilla ose
nuk e njohin politikën dhe realitetin
në Kosovë, ose pas tyre fshihen qëllimet
dhe planet sekrete, pretendimet
e tyre të qarta ndaj territoreve
të huaja. Rasti i Kosovës është i qartë
dhe i njohur tashmë në opinionin e
gjerë botëror. Kosova, edhe para pavarësisë,
ka qenë drejtpërsëdrejti
pjesë konstitutive e asaj "Jugosllavie",
e një shteti që tani nuk ekziston
më. Ndërsa Abkhazia apo Osetia kurrë
nuk kanë qenë pjesë e Bashkimit
Sovjetik. Aq më tepër, Kosova nuk
mund të krahasohet me këto rajone
të Gjeorgjisë, sepse në Kosovë është
ushtruar dhunë sistematike, është
masakruar një popullatë e tërë, janë
bërë spastrime etnike... Prandaj,
krahasimet midis Kosovës dhe Abkhazisë
apo Osetisë janë të pavend
dhe spekulative.
Në mediat serbe dhe në
disa perëndimore shpesh
dëgjojmë zëra nga Beogradi
se, autoritetet serbe po
përpiqen ta ndajnë Kosovën.
Megjithëse SHBA, NATO dhe
BE e kanë kundërshtuar diçka
të tillë, duke e konsideruar si
një hap të rrezikshëm për stabilitetin
në rajon. Mendoni se
këto përpjekje serbe do t‘ia arrijnë
qëllimit për copëtimin e
Kosovës?
Ndarja e Kosovës, sipas oreksit
serb, është një ëndërr e Beogradit, që
na kujton epokën e diktatorit Millosheviç.
Dhe nëse vërtet do të
ndodhte ashtu siç pretendon Beogradi,
kjo do të thotë kthim prapa. Do
të thotë realizim i ëndrrës për krijimin
e Serbisë së Madhe. Në këtë moment
shpërthen edhe kriza, meqë Ballkani
dhe vetë Serbia janë ndërtuar nga
minoritete. Pikërisht këtu nuk duhen
harruar shqiptarët e Preshevës, Bujanocit
dhe Medvegjës, pastaj minoritetet
në Serbi dhe Vojvodinë, ata
në Maqedoni… Me një fjalë, këto
lojëra politike janë të rrezikshme në
Ballkanin e sapodalë nga lufta. Me
këto propozime të Serbisë, Beogradi
mund të provokojë konflikte të reja e
të përgjakshme në Ballkan. Por koha
e luftërave ka kaluar. Ballkani, pra, si
Serbia, Kosova, ashtu edhe Kroacia,
Shqipëria, Maqedonia, Bosnja... sot
nuk kanë nevojë për luftë. Këto
vende kanë nevojë për më shumë
paqe e stabilitet politik dhe
ekonomik, për më shumë dialog dhe
mirëkuptim, për integrim në Bashkimin
Evropian e më gjerë.
Zoti President, si janë marrëdhëniet
midis Zagrebit dhe
Tiranës?
Me Shqipërinë, me vendin mik
dhe fqinjin e Adriatikut, kemi marrëdhënie
shumë të mira. Këto marrëdhënie,
si bilaterale, ashtu edhe
multilaterale, janë duke u zhvilluar
normalisht. Bashkëpunimi i mirë me
Tiranën vazhdon në të gjitha fushat,
sidomos në atë ekonomike, industriale
dhe turistike.
Në Kroaci jetojnë edhe një
numër i madh shqiptarësh nga
Kosova, Maqedonia dhe Shqipëria.
Cili është imazhi i
tyre?
Shqiptarët, jo vetëm nga Kosova,
por edhe nga Maqedonia viset tjera
të Ballkanit edhe pse numerikisht jo
shumë, megjithatë do të thosha se
ata sot janë pjesë e respektueshme e
shoqërisë sonë. janë të integruar
mirë në të gjitha sferat e jetës. Sot shqiptarët
janë të vyeshëm dhe punëtor,
madje të angazhuar në administrata
dhe kancelaritë e ndryshme të
shtetit tonë.