Mali i Zi: Dua statusin e vendit-kandidat për në BE
Edhe pse Franca nuk e ka në axhendën e saj Ballkanin
Perëndimor, gjatë kryesimit të saj të radhës të
BE-së, dhe kjo i është bërë e qartë edhe Malit të
Zi, ky i fundit, sidoqoftë, ka paralajmëruar se do
ta paraqesë kërkesën për statusin e vendit-kandidat për
në BE, deri në fund të këtij viti. Në fakt, i vetmi vend që i
mbështet hapur aspiratat e Malit të Zi në këtë drejtim,
është Sllovenia. Liderët e Malit të Zi kanë disa kohë që
thonë se do të paraqesin kërkesën për statusin e venditkandidat
për në BE, pavarësisht se i njëjti entuziazëm nuk
ekziston edhe në Bruksel, sidomos nga ana e Francës, kryesuese
e radhës të BE-së, së cilës do t‘i paraqitet kërkesa.
"Ka shumë kritere që duhet të përmbushen, dhe ka të
ngjarë, që Mali i Zi nuk do të jetë në gjendje t‘i përmbushë
të gjitha ato", paralajmëroi kohët e fundit zëdhënësja e
kryesisë franceze të BE-së, Marijan de Karne, duke shtuar,
në formë pyetjeje: "Nuk e di, a është mirë, nëse parashtron
një kërkesë, ndërkohë që nuk je i sigurt se ajo do të
pranohet? Por, për këtë i takon të vendosë vetë Malit të
Zi", tha ajo. Kryesia franceze, qysh nga fillimi, e ka bërë të
ditur se, në qoftë se nuk do të ketë ndonjë zhvillim pozitiv
lidhur me Serbinë, i gjithë Ballkani Perëndimor do të lihet
mënjanë gjatë mandatit të saj (Francës). Diplomatë të
ndryshëm të BE-së shpjegojnë se "stanjacioni" i Serbisë
lidhur me procesin evropian të saj, është një nga shkaqet
se përse Franca nuk është shumë e "lumtur" nga kërkesa
e paralajmëruar e Malit të Zi për statusin e vendit-kandidat
për në BE.
Serbia e ka nënshkruar, qysh në prill të këtij viti, MSAnë
(Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit) me BE-në, por disa
vende-anëtare të saj (BE-së) nuk e kanë ratifikuar atë,
duke qenë se ratifikimi është i kushtëzuar nga bashkëpunimi
i saj (Serbisë) me Gjykatën e Hagës. Mali i Zi,
nga ana e tij, e ka nënshkruar MSA-në me BE-në, afro një
vit, para Serbisë dhe zbatimi i saj tashmë ka filluar. Por,
sidoqoftë, Brukseli, sikurse thonë burime të mirinformuara,
e ka paralajmëruar, madje hapur, Podgoricën që
të mos e ndërmarrë një hap të tillë gjatë kryesimit të BE-së
nga ana e Francës. "Parisi nuk e do Ballkanin Perëndimor
në axhendën e vetë gjatë kryesimit të BE-së dhe këtë u ka
bërë të qartë edhe malazezëve. U kemi lënë atyre të kuptohet
qartë se, në qoftë nuk e merrni parasysh ‘këshillën‘
tonë dhe vendosni, sidoqoftë, ta paraqisni kërkesën tuaj,
ne do ta konsiderojmë këtë si një lloj shpalljeje lufte", vuri
në dukje, këto ditë, një diplomat i lartë francez që donte të
mbetej anonim, në Bruksel.
Diplomatë perëndimorë në BE kanë paralajmëruar se
ato vende-anëtare të saj (BE-së), të cilëve nuk u pëlqen
ideja e Malit të Zi që të bëhet vend-kandidat për në BE
para Serbisë, do ta kenë të lehtë të gjejnë ndonjë justifikim
ose shkak që ta shtyjnë shqyrtimin e kërkesës. Ata
(diplomatët) thonë se, si justifikim të parë për një vendim
të tillë, vendet e lartpërmendura do të shfrytëzojnë
raportin e fundit të KE-së, në të cilin thuhet se Mali i Zi
ende nuk e ka mbaruar procesin e zbatimit të MSA-së. I
vetmi vend që e mbështet hapur Malin e Zi, është Sllovenia,
por, sikurse thuhet, "pranvera nuk vjen vetëm më
një dallëndyshe".