Durrës-Kukës, lojë nervash në gjykatë
Në datën 5 dhjetor 2008, disa orë pasi Prokuroria e Përgjithshme i kishte dërguar shtetasit Lulzim Basha aktet e dosjes Durrës-Kukës, ku ish-ministri i Transporteve është marrë i pandehur, dy punonjës të Ministrisë së Jashtme kanë hedhur para akuzës qendrore shtatë volumet e dosjes. Prokurori Arben Kraja, gjatë seancës së djeshme gjyqësore në Gjykatën e Lartë, tregoi episodin e paprecedent, në përpjekje për t‘i mbushur mendjen se Basha nuk ka dashur asnjëherë të njihet me dosjen e abuzimeve gjatë ndërtimit të segmentit rrugor Rrëshen-Kalimash, ky dyshohet se ka abuzime me miliona euro. Ndërkohë, prokuroria dje e ka cilësuar si të padrejtë arsyetimin e mbrojtësit ligjor të të pandehurit Lulzim Basha, i cili pretendonte se klienti i tij nuk ka akuzë. "Këtu ka një gabim. Arsyetimi i mbrojtjes mbështetet te vendimi i Gjykatës së Apelit. Sipas Kodit të Procedurës Penale, vendimi nuk është individual. Duke u nisur nga këto rrethana, mendojmë se zgjatja e afateve të Bashës është në fuqi. Askush s‘e ka ankimuar këtë vendim. Ne kemi bërë vetëm një vendim zgjatjeje", deklaroi prokurori Artur Selmani, duke i parashtruar edhe njëherë gjykatës se në kuptimin procedural akuza mendon se zgjatja e afateve është në fuqi. "Por le të themi se vendimi është i pavlefshëm. Ka një parim në Kodin e Procedurës Penale, sipas të cilit, aktet procedurale i nënshtrohen vlerësimit nga trupi gjykues", deklaroi Selmani, duke lënë të kuptohet se statusi i të pandehurit do t‘i komunikohet Lulzim Bashës në sallën e gjyqit nga Gjykata e Lartë. Më tej prokurori deklaroi se vendimet që parashtroi avokati, pra vendimin e shkallës së parë dhe të apelit, për pushimin e zgjatjes së afateve, janë bërë rekurs në Gjykatën e Lartë dhe si rrjedhojë ato nuk kanë hyrë në fuqi.
Fshihemi pas gishtit
Prokuroria, duke debatuar me trupin gjykues të përbërë prej pesë anëtarësh, të cilët të gjithë bënin pyetje të njëpasnjëshme, deklaroi se argumentet e avokatëve dhe pyetjet e shumta të gjyqtarëve duken "sikur të gjithë fshihen pas gishtit". "E kuptoj publicitetin e kësaj çështjeje", tha prokurori, duke shtuar se "ai (Lulzim Basha) e di mirë akuzën që ka". Më pas tha se nuk donte të mediatizonte këtë çështje, pasi edhe më parë mbrojtja u mundua që t‘i rikujtojë trupit gjykues një deklaratë publike të Kryeprokurores Ina Rama, sipas së cilës gjykata i kishte penguar për hetimet pas datës 6 nëntor. "Materialet ndaj të pandehurit, zotit Lulzim Basha, i janë dërguar në adresë të punës në datën 5 dhjetor të vitit të kaluar", i rikujtoi Selmani trupit gjykues. Por kryetari i seancës, Spiro Spiro, deklaroi se janë gjithsej shtatë akte dhe duhet një kohë e gjatë që personat e akuzuar të vihen në dijeni të dosjes hetimore.
Braktisja e dosjes
Pyetjet e njëpasnjëshme duket se e kanë "dorëzuar" prokurorin Artur Selmani, i cili ia ka lënë radhën prokurorit Arben Kraja. Ky i fundit deklaroi se të pandehurit janë njohur me aktet hetimore para mbarimit të dosjes, pra në datën 5 dhjetor 2008, pasi prokuroria ka marrë shkresën nga postieri që kishte dorëzuar materialet voluminoze në Ministrinë e Jashtme. Por prokurori tregoi një fakt, sipas të cilit është njoftuar në datën 5 dhjetor rreth orët 19:00 nga zyrtarë të Prokurorisë së Përgjithshme se dy punonjës të Ministrisë së Jashtme kanë hedhur dosjen në derën e prokurorisë. "Pas këtij veprimi ia kemi dërguar dosjen sërish me postë, pasi i pandehuri refuzonte në mënyrë kategorike të paraqitej në prokurori", deklaroi prokurori Arben Kraja. Gjykata, duke iu kundërpërgjigjur prokurorit, deklaroi se në datën 5 dhjetor 2008 janë kryer disa veprime nga prokuroria, si dërgimi i kërkesës për gjykim në Gjykatën e Lartë, njoftimi i të pandehurve me aktet hetimore, si dhe veprimet e tjera. "Në këtë datë ka qenë ditë e premte dhe është e pamundur që të pandehurit të njihen brenda disa orësh me shtatë volumet", deklaroi kryetari i trupit gjykues, Spiro Spiro. Por këtu ka ndërhyrë prokurori Artur Selmani, i cili tha se nëse nuk janë vënë në dijeni të pandehurit për aktet hetimore, dita e dërgimit të dosjes dhe dita e sotme janë të mjaftueshme për t‘u njohur.
Debatet më pikante
I pandehuri Lulzim Basha: Do të përfaqësohem me avokatin. Përfaqësimi do të ndodhë edhe nëse nuk jam i pranishëm.
Avokati Zef Nika: Janë të pavlefshme veprimet e Prokurorisë së Përgjithshme dhe i mbrojturi prej meje nuk ka asnjë akuzë. Thirrja e Bashës në prokurori dhe gjykatë ka ndodhur për të vetmin fakt se klienti i tij është anëtar i Këshillit të Ministrave, por sipas procedurave ligjore, ai është pa akuzë dhe mund të vazhdojë detyrat që i ka përcaktuar shteti. Prokurorisë i ka dalë çështja nga duart dhe akuza është futur në një rrugë pa krye.
Prokurori Artur Selmani: Arsyetimi i mbrojtjes mbështetet te vendimi i Gjykatës së Apelit. Sipas Kodit të Procedurës Penale, vendimi nuk është individual. Duke u nisur nga këto rrethana, mendojmë se zgjatja e afateve të Bashës është në fuqi. Por le të themi se vendimi është i pavlefshëm. Ka një parim në Kodin e Procedurës Penale, sipas së cilit aktet procedurale i nënshtrohen vlerësimit nga trupi gjykues. Argumentet e avokatëve dhe pyetjet e shumta të gjyqtarëve duken "sikur të gjithë fshihen pas gishtit". E kuptoj publicitetin e kësaj çështjeje. Ai (Lulzim Basha), e di mirë akuzën që ka.
Prokurori Arben Kraja: Të pandehurit janë njohur me aktet hetimore para mbarimit të dosjes, pra në datën 5 dhjetor 2008, pasi prokuroria ka marrë shkresën nga postieri që kishte dorëzuar materialet voluminoze në Ministrinë e Jashtme. Jam njoftuar në datën 5 dhjetor, rreth orët 19:00, nga zyrtarë të Prokurorisë së Përgjithshme, se dy punonjës të Ministrisë së Jashtme kanë hedhur dosjen në derën e prokurorisë. Pas këtij veprimi, ia kemi dërguar dosjen sërish me postë, pasi i pandehuri refuzonte në mënyrë kategorike të paraqitej në prokurori.
Gjyqtari Spiro Spiro: Në datën 5 dhjetor 2008 janë kryer disa veprime nga prokuroria, si dërgimi i kërkesës për gjykim në Gjykatën e Lartë, njoftimi i të pandehurve me aktet hetimore, si dhe veprimet e tjera. Në këtë datë ka qenë ditë e premte dhe është e pamundur që të pandehurit të njihen brenda disa orësh me shtatë volumet.
Prokuroria e akuzon për shpërdorim detyre dhe për favorizim të subjekteve private
27 faqe kërkesë për gjykim ndaj Bashës
Prokuroria ka dërguar në datën 5 dhjetor në Gjykatën e Lartë dosjen penale ndaj Lulzim Bashës dhe Andi Tomës. Sipas kërkesës për gjykim, e cila është 27 faqe, Këshillit të Ministrave i janë paraqitur rrethana të rreme në lidhje me nevojën e përzgjedhjes së një konsulenti ndërkombëtar. Kjo për faktin se Këshilli i Ministrave, me propozim të ministrit Lulzim Basha, kishte miratuar katër muaj më parë VKM Nr.158 datë 15.03.2006. Ky vendim lejon Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve të përdorë procedurat e prokurimit të Bankës Botërore për të përzgjedhur subjektin që do bëjë projektimin e rrugës Rrëshen-Kalimash, si dhe do hartojë dokumentacionin për organizmin e tenderit të përzgjedhjes së subjektit që do të ndërtojë këtë segment rrugor. Pra kishte filluar procedura e përzgjedhjes së shoqërisë që do të bënte projektin dhe termat teknikë të prokurimit për përzgjedhjen e shoqërisë ndërtuese. Ky fakt, me dashje nuk është paraqitur në relacionin që shoqëron projektvendimin për të justifikuar prokurimin e drejtpërdrejtë me shoqërinë "Ecorys Group".
Shpërdorimi i detyrës
Vepra penale e shpërdorimit të detyrës në bashkëpunim është kryer nga të pandehurit Lulzim Basha dhe Andi Toma, gjatë procedurave të ndjekura për negocimin e kontratës me shoqërinë "Bechtel-Enka", në rrethanat e përshkruara më poshtë: Të pandehurit Lulzim Basha dhe Andi Toma gjatë procedurave të ndjekura për negocimin e kushteve të kontratës të lidhur me shoqërinë "Bechtel- Enka" kanë vepruar në kundërshtim me vendimet e Këshillit të Ministrave. Janë në kundërshtim me termat e referencës për punën që do bënte konsulenti, të miratuara me këtë vendim, detyra 4- negocimi i kontratës. Nga hetimi është provuar se në tremujorin e parë të vitit 2006, ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Lulzim Basha, i është paraqitur në rrugë informale një propozim i pakërkuar nga kompania "Bechtel-Enka" për mënyrën e ndërtimit me ritme të përshpejtuara të segmentit rrugor Rrëshen-Kalimash nëpërmjet aplikimit të një kontrate "projekto e ndërto", në bazë të çmimeve për njësi të fiksuara. Janë zhvilluar disa takime bilaterale ndërmjet përfaqësuesve të shoqërisë "Bechtel- Enka" dhe ministrit Lulzim Basha për të diskutuar këtë propozim të pakërkuar. Në vazhdim, bazuar në propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Lulzim Basha, Këshilli i Ministrave ka miratuar VKM Nr.481 datë 14.06.2006 "Për lejimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve të përdorë procedurën e prokurimit të hapur ndërkombëtar për ndërtimin me ritme të përshpejtuara të segmentit Rrëshen-Kalimash të autostradës Durrës-Kukës-Morin". Nga hetimet e kryera provohet se negociatat faktikisht janë zhvilluar ndërmjet konsulentit "Ecorys" dhe shoqërisë "Bechtel-Enka" dhe se çmimet për njësi nuk janë negociuar fare, por janë pranuar ato çmime që ka paraqitur "Bechtel-Enka".
Basha: Nuk jam marrë ende i pandehur nga prokuroria
Avokati: Klienti është akuzuar thjesht se është anëtar i qeverisë
Për herë të parë, por ndoshta jo për herë të fundit, një anëtar i qeverisë "Berisha" është ulur në bankën e të akuzuarve në Gjykatën e Lartë. Ministri i Jashtëm, Lulzim Basha, u paraqit dje në Gjykatën e Lartë dhe deklaron se nuk është as i pandehur dhe as nën akuzë për çështjen "Durrës-Kukës". Në orën 10:00, së bashku me avokatin e tij mbrojtës, Zef Nika, Basha zuri vend në sallën e gjykatës ku qëndroi për 2 orë e 30 minuta. Në gjykatë ka qenë dhe ish-vartësi, sot drejtor i Përgjithshëm i Rrugëve, Andi Toma dhe avokati ligjor, Genc Gjokutaj. Avokatët kanë qenë të parët që i kanë drejtuar gjykatës kërkesat paraprake. Ata pretenduan se me aktet e përcjella për gjykim, nga ana e prokurorisë, kjo gjykatë nuk ka kompetente për ta shqyrtuar dosjen. Pas kërkesave paraprake të avokatëve mbrojtës të Lulzim Bashës dhe Andi Tomës, trupi gjykues kërkoi më shumë shpjegim lidhur me pretendimet e palëve.
Gjyqi
Seanca gjyqësore për shqyrtimin e kërkesës së prokurorisë ka filluar në orën 10:00. Të pranishëm ishin dy të pandehurit Lulzim Basha dhe Andi Toma, ndërsa përfaqësonin organin e prokurorisë, Arben Kraja dhe Artur Selmani, të cilët ishin pajisur me prokurën e posaçme të Prokurores së Përgjithshme, për të përfaqësuar organin e akuzës. Trupi gjykues i përbërë nga kryetar Spiro Spiro, Perikli Zaharia, Irma Bala, Besnik Imeraj dhe Aleksandër Muskaj hapi shqyrtimin gjyqësor, ndërsa thirri të pandehurin Lulzim Basha. "Zoti Basha, çohuni në këmbë! Ju lutemi na thoni nëse do të përfaqësoheni vetë apo me avokatin mbrojtjes", ishte fjala e gjyqtarit Spiro Spiro. Ndërsa përgjigjja e ish-ministrit të Transporteve ishte "Do të përfaqësohem me avokatin. Përfaqësimi do të ndodhë edhe nëse nuk jam i pranishëm". Ministri tha se do të përfaqësohem me avokatin Zef Nika. Gjykata thirri të pandehurin Andi Toma. Drejtori aktual i Rrugëve deklaroi se do të përfaqësohet me avokatin Genc Gjokutaj edhe në mungesën e tij.
Pasi gjykata shpalli përbërjen nominative të Gjykatës së Lartë, e cila është përzgjedhur në bazë të shortit 12.12.2008. palët në proces deklaruan se nuk kishin ndonjë kundërshti për këtë trup gjykues, dhe më pas filluan kërkesat paraprake. Trupi gjykues pyeti palët nëse kishin kërkesa.
Kërkesa
E para kërkesë paraprake e prokurorisë kishte të bënte me faktin se procesverbali i seancës gjyqësore të mos mbahej me shënime, por të regjistrohej. Pas kësaj kërkese, gjyqtari Spiro Spiro, iu drejtua ministrit të Jashtëm, Lulzim Basha, për kërkesën paraprake. Duke iu drejtuar podiumit, Basha tha "Po, kemi një kërkesë paraprake dhe dëshiroj që ta paraqes gojarisht para gjykatës avokati Zef Nika". Pas disa çastesh, avokati i është drejtuar foltores dhe ka argumentuar për disa dhjetëra minuta të gjitha procedurat e ndjekura nga prokuroria për hetimin dhe dërgimin e dosjes Durrës-Kukës në Gjykatën e Lartë. "Prokuroria e Përgjithshme ka sjellë një kërkesë për gjykim, sipas të cilës Lulzim Basha në bashkëpunim me Andi Tomën, duke qenë me detyrë në Ministrinë e Transporteve kanë sjellë dëme gjatë ndërtimit të segmentit Rrëshen-Kalimash, pjesë e segmentit Durrës-Kukës. Në datë 29.07.2007 është regjistruar emri i të mbrojturit prej meje, Lulzim Basha, si person në hetim", tha Nika, duke shtuar se pas kësaj kohe, prokuroria ka zgjatur hetimet edhe gjashtë herë të tjera. "Shtyrja e fundit e hetimeve është regjistruar në datën 6.11.2008 deri në datën 6.12.2008. Pas veprimit të prokurorisë, Lulzim Basha dhe Andi Toma kanë kërkuar në Gjykatën e Tiranës shfuqizimin e shtyrjes së afateve të hetimit. Gjykata ka pranuar fillimisht kërkesën e Tomës dhe më pas të Bashës që vendimi i prokurorisë është i padrejtë", shtoi më tej avokati. Në seancën e djeshme gjyqësore, avokati Nika depozitoi para trupit gjykues edhe vendimin numër 564 datë 23.12.2008 të Gjykatës së Apelit që kishte lënë të njëjtin vendim. Në datën 24 tetor të vitit të kaluar, prokuroria ka njoftuar avokatin e Bashës që ish-ministri i Transporteve të paraqitet në prokurori. Por Basha ka refuzuar organin e akuzës me pretendimin se ngritja e akuzës është e paligjshme. "Të nderuar gjyqtarë! Jemi në fazën e kërkesave paraprake. Bazuar në vendimet e Gjykatës së Tiranës dhe Gjykatës së Apelit është cilësuar si e parregullt shtyrja e afateve hetimore. Për rrjedhojë janë të pavlefshme verimet e Prokurorisë së Përgjithshme dhe i mbrojturi prej meje nuk ka asnjë akuzë", shtoi avokati, duke shtuar se organi qendror i akuzës, përpos këtyre fakteve ka depozituar në Gjykatën e Lartë në datën 5 dhjetor kërkesën për gjykim. "Pra, në rastin konkret, shtetasi Lulzim basha nuk ka marrë kurrë cilësinë e të pandehurit. Për këtë arsye, akti i dërgimit në gjykatë është i pavlefshëm", deklaroi Zef Nika, i cili kishte paraqitur një kërkesë të cilën do ia dorëzonte gjykatës. Por, gjatë leximit të kërkesës, edhe ministri i Jashtëm e ndiqte avokatin duke lexuar nga tavolina e të pandehurit të gjithë leximin e kërkesës. Avokati tha se gjykata është moskompetente e gjykimit të kësaj çështjeje, duke u bazuar te Kodi i Procedurës Penale. Nika ka deklaruar se thirrja e tij në prokurori dhe gjykatë ka ndodhur për të vetmin fakt se klienti i tij është anëtar i Këshillit të Ministrave, por sipas procedurave ligjore, ai është pa akuzë dhe mund të vazhdojë detyrat që i ka përcaktuar shteti. Avokati i Bashës shtoi se prokurorisë i ka dalë çështja nga duart dhe se akuza është futur në një rrugë pa krye.
Avokatët, lojë me procedurat
Për më shumë se 150 minuta gjyqtarët, avokatët dhe prokurorët kanë luajtur "e lagu s‘e lagu". Në këtë hark kohor, palët në proces kanë aplikuar "luftën e nervave" duke detyruar edhe shpesh herë pyetje të njëpasnjëshme për të njëjtin fakt. Ashtu siç pritej, avokatët kanë shfrytëzuar më së mirë vendimet e gjykatave të shkallës së parë dhe të dytë, që i cilësuan të paligjshme veprimet e prokurorisë, pas skadimit të afatit zyrtar të hetimit, që ishte data 6 nëntor 2008. Dërgimi i fletëthirrjes, komunikimi i akuzës Lulzim Bashës, kërkesa për gjykim dhe çdo akt tjetër i shpallur pas datës 6 nëntor 2008, konsiderohen të pavlefshme.
Sipas avokatit të Bashës, për rrjedhojë, klienti i tij nuk mund të konsiderohet i pandehur, pasi nuk ka dijeni për fletëthirrjen, si dhe aktet që janë bërë pas një date të palejuar nga gjykata. Avokati i Bashës ka përmendur edhe një dalje publike të kryeprokurores Ina Rama, sipas së cilës ishin penguar nga gjykata për të kryer hetime pas datës 6 nëntor, ditë kur përfunduan hetimet. Por, disa minuta më vonë, prokurori Artur Selmani tha se çështja nuk duhet politizuar dhe kapur pas detajeve të vogla. Prokurorët këmbëngulën se Lulzim Basha nuk është ankuar për afatet e hetimit çka lë në fuqi veprimet hetimore të akuzës, madje edhe në momentet e këtij procesi. S.Ç
Gjyqtarët, replika me prokurorët
Gjyqtari Spiro Spiro debatoi me prokurorin për datat kur ishte njohur ish-ministri i Transporteve me aktet, që është ajo e 5 dhjetorit. Duke iu referuar nenit 327 pika 2, gjyqtari Spiro tha se Bashës nuk i është lënë kohë për t‘u njohur me materialet, pasi sipas dokumentacionit, në të njëjtën ditë që dosja i është dërguar zotit Basha me postë, i është dërguar edhe gjykatës.