Shembja e pallatit, bien akuzat për një të arrestuar
Prokuroria e Gjirokastrës ka pushuar dje çështjen penale në ngarkim të njërit nga të pandehurit si shkaktar i tragjedisë së 9 nëntorit të vitit të kaluar në Gjirokastër ku humbën jetën 3 persona nga shembja e një pallati. Drejtuesi teknik i firmës ndërtimore "Arti" sh.p.k ing. Luan Bufi, 59 vjeç, lindur në Delvinë dhe banues në Gjirokastër, është çliruar nga akuza dhe është liruar si i pafajshëm për ngjarjen tragjike. Luan Bufi është arrestuar së bashku me nëntë persona të tjerë të dyshuar dhe akuzuar nga prokuroria si përgjegjës për rrëzimin e pallatit pesëkatësh në lagjen "11 Janari" mesditën e 9 nëntorit. Burime zyrtare nga institucioni i akuzës së Gjirokastrës, thanë se ai është lënë i lirë nga akuza e ngritur nga prokuroria një ditë pas tragjedisë "shkelja e rregullave në punë", pasi ndaj tij nuk u arrit të argumentohej kjo vepër penale.
Nga hetimet e deritanishme është arritur në përfundimin se pallati pesëkatësh i ngritur në një kodër në lagjen "11 Janari", u shemb për shkak të punimeve për ndërtimin e një godine të re, pranë tij. Deri tani për këtë ngjarje janë ndaluar dhjetë persona, nga këta dy shtetas iu është pushuar çështja, dy të tjerë po gjykohen në gjendje të lirë dhe të tjerët do të gjykohen në "arrest shtëpie".
Më 12 shkurt të këtij viti ka kaluar në gjendje "arrest shtëpie" një tjetër person nga të akuzuarit për tragjedinë, pikërisht Aristotel Haxhi, një nga dy bashkëpronarët e firmës "Arti". Në ditët e para të janarit 2009, inxhinieri gjeolog, Thanas Llahana, autori i studimit gjeologo-inxhinierik të projektit të ndërtimit për qendrën tregtare u shpall i pafajshëm nga organi i akuzës pas një raporti të paraqitur nga një grup ekspertësh të kësaj fushe.