E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata i jep pafajësinë priftit të Velipojës

Gjykata e Apelit në Shkodër shpall të pafajshëm priftin e Velipojës, Dom Marjan Ukaj. Kryetari i trupit gjykues, Izet Dushaj, ka firmosur dje heqjen e akuzave ndaj tij dhe pushimin e çështjes penale për akuzën e pengimit të ceremonive fetare. Ky vendim është marrë paraditen e së premtes. Dom Marian Ukaj është paditur në Prokurorinë e Shkodrës nga arqipeshkvi metropolitan i Dioqezës Shkodër - Pult, Angjelo Masafra. Gjykimi i parë ndaj priftit katolik ka nisur në fillim të fillim të vitit 2008 dhe ka përfunduar në tetor të këtij viti. Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër kishte vendosur ndaj Dom Marjan Ukajt, ish-famullitar i Velipojës, dënimin me dy muaj burg dhe njëkohësisht pezullim të ekzekutimit të vendimit, duke e kthyer në dënim me kusht për një afat kohor dyvjeçar. Ish-famullitari ishte akuzuar për kryerje të funksionit pas përfundimit të tij dhe pengim të ceremonive fetare. Gjithnjë Dom Marian Ukaj ka theksuar se padia e ngritur është e rremë dhe është bërë nga disa persona që kanë për qëllim baltosjen e gjithë aktivitetit si meshtar, për shkaqe xhelozie dhe urrejtje. Dom Marian Ukaj është i pari klerik katolik që është gjykuar pas rënies së diktaturës.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›