Durrës-Kukës, si u ndryshua vendimi i qeverisë
Zbulohen dy dokumente të firmosura nga kreu i qeverisë Sali Berisha, me të njëjtin numër, me të njëjtën datë, por me përmbajtje të ndryshme, që lejonte Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve të fillonte tenderin për përzgjedhjen e firmës fituese që do ndërtonte segmentin Rrëshen-Kalimash, të rrugës Durrës-Kukës. Dokumenti i parë është vetëm një faqe, i kryer sa për të ligjëruar të gjithë procedurën e atëhershme, pa përcaktuar kriteret që duhet të përmbante përzgjedhja e firmës. Ndërsa dokumenti i dytë (ai më zyrtari) është dy faqe, ku ka të detajuar të gjitha procedurat që duhet të zbatojë qeveria për të përzgjedhur firmën fituese që do të ndërtonte këtë segment rrugor. Sipas informacioneve nga prokuroria, rezulton se dokumenti i parë është realizuar pas dorëzimit të projektidesë së ish-ministrit të Transporteve për përzgjedhjen e firmave që do të fitonin të ndërtonin Rrëshen-Kalimash. Por, në kundërshtim të plotë me ligjin dhe në konspiracion, dokumenti është ndryshuar, duke plotësuar dokumentin e parë që ishte tepër i "thatë". Prokuroria konfirmon se nuk ka mundur të gjejë një kopje të vendimit të parë, pasi, me gjithë kërkesën në organin e akuzës, nuk i është dhënë asnjë kopje. Ndërsa në duart e hetuesve ka rënë varianti i dytë, i rregulluar nga një dorë që vepron në Këshillin e Ministrave.
Dokumenti i parë
Dokumenti i parë që disponon gazeta "Shqip" është një vendim Nr. 481, të datës 14.06.2006 "Për lejimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve të përdorë procedurën ‘tender i hapur ndërkombëtar‘ për ndërtimin me ritme të përshpejtuara të segmentit rrugor Rrëshen-Kalimash". Pak më poshtë në vendim shkruhet se në mbështetje të Kushtetutës dhe ligjit për prokurimin publik vendosi: 1) Të lejohet Drejtoria e Rrugëve të ndërtojë me ritme të përshpejtuara një aks rrugor në autostradën Durrës-Kukës. 2) Ngarkohen Ministria e Punëve Publike, Transportit e Telekomunikacionit dhe Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve për zbatimin e këtij vendimi. Pas kësaj shkruhej se ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe në fund është emri i Kryeministrit.
Dokumenti i dytë
Ndryshe nga përmbajtja e mësipërme, i njëjti vendim, me të njëjtin numër, në pikën e parë për "lejimin e Drejtorisë së Rrugëve për të ndërtuar Durrës-Kukës..." ka të sqaruara të gjitha detajet që duhet të kryejë Ministria e Transporteve, ndryshe nga varianti i parë, i cili ishte shumë i përmbledhur. Sipas prokurorisë, ka dyshime se varianti i dytë është ripunuar dhe është rregulluar ligjërisht. Sipas informacioneve, nga organi i akuzës rezulton se ndryshimi në dy vendimet ndryshon në nënpikat e tij. Përkatësisht, dokumenti i dytë ka të përcaktuar se kërkesa për shprehje interesi, në emër të Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, të publikohet nëpërmjet njoftimit në "gazetën zyrtare" të Komisionit Evropian dhe në gazetën "Financial Times". Pra, kjo dispozitë, në vendimin e parë nuk ka qenë. Një tjetër nënpikë që nuk ekziston në vendimin e parë wshtw se "kandidatët e interesuar të dorëzojnë shprehjen e interesit, jo më vonë se 15 ditë nga publikimi i kërkesës për shprehje interesi". Nga të dhënat e prokurorisw, por edhe tw zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të Ministrisë së Transporteve kjo nënpikë në vendimin e ripunuar ka dalë në momentin që kishte skaduar afati prej 15 ditësh dhe firma ishte e parazgjedhur. Ndërkohë, dokumenti i dytë përmbante në brendësi se klasifikimi i firmave që do të bëhej sipas kritereve: situata financiare, xhiro vjetore në punime civile prej të paktën një miliard dollarësh amerikanë dhe shoqëria, si e tërë, të ketë realizuar me fitim për tre vite e fundit. Sipas vendimit të qeverisë, firma fituese duhet të kishte përvojë me tunelet, në menaxhimin e procesit, në sigurimin financiar etj. Më pas, në nënpikën d) të vendimit thuhej se komisioni i vlerësimit të klasifikojë ofertuesit nga 1 deri në 10. Por, sipas informacioneve të gazetës, varianti i parë i vendimit të qeverisë nuk i kishte këto të dhëna dhe se në variantin e dytë nuk ka pasur vlerë vendosja e tyre, pasi e gjithë procedura për përzgjedhjen e firmës që do të fitonte të drejtën e ndërtimit të rrugës Rrëshen-Kalimash është kryer me variantin e parë të dokumentit.
Të gjitha lëvizjet e ish-ministrit të Transporteve, që të fitonte firma e tij e "preferuar"
Prokuroria, në bazë të vendimit
481 u zgjodh "Bechtel Enka"
Prokuroria thotë se nga komisioni ndërkombëtar i ngarkuar për të zbatuar procedurat e parashikuara në vendimin e Këshillit të Ministrave numër 481, datë 14 qershor 2006, për përzgjedhjen e shoqërisë që do të ndërtojë segmentin rrugor Rrëshen-Kalimash është përzgjedhur shoqëria "Bechtel-Enka", si shoqëria më e kualifikuar për ta realizuar këtë detyrë. "Në periudhën gusht-shtator 2006 janë zhvilluar negociatat me shoqërinë "Bechtel-Enka" për të arritur në nënshkrimin e një kontrate për ndërtimin e segmentit rrugor Rrëshen-Kalimash. Gjatë zbatimit të procedurës së negocimit, nuk është miratuar urdhër me shkrim nga ministri Lulzim Basha se kush do të jetë grupi i negocimit të kontratës, si do zhvillohen procedurat e negocimit dhe çfarë do të negociohet. Ky mosveprim i ministrit Lulzim Basha është në kundërshtim me vendimin numër 481 të qeverisë, pika 1/dh, ku thuhet: "Kandidati i klasifikuar me më shumë pikë të ftohet për negociata, me qëllim arritjen e një marrëveshjeje të ndërsjellët për metodologjinë e çmimit dhe planin e punimeve", tha prokuroria. Sipas saj, çmimet për njësi mund të jenë objekt i verifikimit të pavarur prej një pale të tretë, në varësi të negociatave. "Mosveprimi i ministrit Lulzim Basha, gjithashtu është në kundërshtim me pikën 2 të po këtij vendimi, ku thuhet: "Ngarkohen Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit dhe Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve për zbatimin e këtij vendimi". Nga hetimet e kryera provohet se negociatat faktikisht janë zhvilluar ndërmjet konsulentit Ecorys dhe shoqërisë "Bechtel-Enka" dhe se çmimet për njësi nuk janë negociuar fare, por janë pranuar ato çmime që ka paraqitur "Bechtel-Enka". Në përfundim të negocimit, me datën 15 shtator 2006, është hartuar një projekt kontratë për realizimin e punimeve të ndërtimit të segmentit rrugor Rrëshen-Kalimash. Kosto e synuar për përfundimin e rrugës është parashikuar 418 333 985 euro. Në këtë vlerë nuk përfshihet TVSH. Sipas akuzës, kosto e synuar është përcaktuar si rezultat i përcaktimit të çmimeve për njësi dhe shumëzimit të tyre me volumet e përafërta të punimeve. Nga negocimi i kryer janë pranuar çmime për njësi pa një analizë strukture kostoje dhe shumë më të larta se çmimet për njësi të miratuara e të përdorura nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve për ndërtime rrugësh me fonde buxhetore në vendin tonë gjatë vitit 2006. Ekspertët e caktuar nga prokuroria kanë krahasuar çmimet për punimet e aplikuara në kontratën e lidhur me shoqërinë "Bechtel-Enka", me çmimet e të njëjtave zëra punimesh të aplikuara në kontratat e lidhura me shoqëritë që po ndërtojnë segmentet rrugorë nga Kalimashi në Morin. Nga krahasimi rezulton se çmimet janë shumë më të larta.
Basha
Mosnxjerrja e një urdhri nga ministri Lulzim Basha në zbatim të pikës 1, germa "dh" dhe pikës 2 të VKM Nr. 481, datë 14.06.2006, ka lejuar shoqërinë "Bechtel-Enka" të vendosë në kontratë çmimet për njësi që ka dashur vetë