E Diel, 1 Nëntor 2026

Ronaldinjo: Me Juven na mjafton një gjysmë goli

Ylli i Milanit, Ronaldinjo, flet për ndeshjen e së dielës, Juventus-Milan. "Uroj të fitojë Milani, edhe gjysmë me zero. Gjithsesi, humbja nuk do të ishte katastrofike. Interi nuk po ‘arratiset‘, është ende shpejt".
Ronaldinjo, ndeshja e parë me Juventusin. Si ndiheni?
Po, e vërtetë. Edhe kur e shihja nga larg, Juve më jepte përshtypjen e një skuadre solide, me lojtarë të mëdhenj dhe tifozeri të bukur. Për mua, të luaj kundër tyre do të jetë një nder.
Për më tepër, Del Piero është idhulli juaj.
E saktë: ai është idhulli im.
Cili prej jush i ekzekuton më mirë goditjet standarde?
Ai (Del Piero). Nuk e them për t‘i bërë qejfin; kryesisht unë jam i zoti në kufi të zonës, ndërsa Ale gjuan edhe nga distanca. Ekzekutimet e tij janë të forta dhe topi merr një trajektore "muy raro". Kujtoj golin me Zenitin.
Po ndonjë lojtar tjetër juventin që ju pëlqen?
Sisoko. Është një lojtar muskuloz. Simboli i mesfushës së Juves. Sulmuesit, duke përfshirë këtu edhe Del Pieron, i detyrohen shumë.
Juventus ka më shumë karakter, ndërsa Milani më shumë kualitet. Jeni dakord?
Në vija të trasha po. Megjithatë, kujdes: edhe Juventusi ka kualitet. Ndoshta ndryshon vetëm stili.
Çfarë ndeshje mendoni se ju pret?
Një ndeshje e madhe. Zakonisht kështu ndodh kur përballen dy skuadra me identitet të madh.
Interi ka një sfidë të lehtë me Kievon dhe barazimi në Torino nuk shërben për asgjë.
Sezoni është ende shumë i gjatë. pastaj, kush tha se do të përfundojë në barazim dhe se barazimi nuk vlen? Jam optimist dhe mendoj se as humbja nuk do ta nxjerrë nga gara për titull.
Si përfundon Juventus-Milan?
Parashikimet nuk janë mes pikave të mia të forta, ndeshja me Juventusin më jep stimuj dhe besoj te forca e Milanit. Rezultati? Një me zero më mjafton, madje do të kënaqesha edhe nëse mbyllet gjysmë goli me zero.
Të shtunën (sot) luhet edhe Barcelona-Real. Ju që keni qenë prezent në këtë sfidë çfarë mund të na thoni?
Rivaliteti është i njëjtë. Edhe tensioni që shoqëron këto ndeshje. Ndoshta në Spanjë synojnë më shumë ta qarkullojnë topin, ndërsa në Itali ta mbrojnë, por këto janë detaje. Milan-Inter në "San Siro" nuk kishte asgjë më pak se sfidat në "Kamp Nou" apo në "Bernabeu".
Ronaldinjo dhe Kaka: tifozët mendojnë se njëri është i tepërt.
Absolutisht jo. Mund të bashkëjetojmë pa probleme. Nuk ka rëndësi nëse ai luan pak më përpara, ndërsa unë pak më i sprapsur. Kuptohemi me symbyllur e nëse është e nevojshme unë mund të luaj edhe pak më prapa.
Ëndrra juaj...
Të fitoj, të fitoj, të fitoj.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›