Tri ditë isopolifoni në Berat
Për tri ditë, isopolifonia do të ndalë në Berat. Në datat 17, 18 dhe 19 dhjetor, në këtë qytet do të organizohet edicioni i tetë i Festivalit Folklorik Tipologjik Kombëtar i Isopolifonisë.
Një aktivitet i organizuar nga Qendra Kombëtare e Veprimtarive Folklorike, ky festival është menduar si një festë e isopolifonisë shqiptare. Është zgjedhur jo pa qëllim Berati. Së fundmi qyteti u pranua nga UNESCO si vlerë e trashëgimisë botërore. Hapësira gjeografike e grupeve pjesëmarrëse përfshin të gjithë pjesën shqiptare, e cila këndon isopolifoni labe dhe toske. Përveç 3 netëve të garimit të grupeve do të ketë parakalime në qytet me kostume tradicionale, vizita në kalanë e Beratit dhe në të gjitha institucionet kulturore-historike. Gjithashtu do të organizohet një tryezë e rrumbullakët me specialistë të njohur të fushës së folklorit nga Akademia e Arteve, Instituti i Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit, Akademia e Shkencave e institucione të tjera, ku do të trajtohen problematikat folklorike, isopolifonia si "Vlerë botërore e trashëgimisë orale" dhe sfidat e së ardhmes për popullarizimin e këtij zhanri. Gjatë të 3 netëve të festivalit do të ketë gjithashtu të ftuar specialë që do të përshëndesin.