Çfarë po ndodh me të vërtetë në Greqi?
Është e premte në darkë dhe Athina
po mbledh pak veten nga një tjetër
ditë e vështirë e mbushur me protesta
të dhunshme, të cilat që nga e diela e
kaluar, kur u qëllua për vdekje një djalosh
15-vjeçar, nuk kanë reshtur. Pyetja që u lind
të gjithëve ndërsa shohin skena të tilla që
përsëriten ditë pas dite është: Çfarë ka
ndodhur në të vërtetë? Apo më mirë çfarë
nuk ndodhi? Për pjesën më të madhe të
grekëve, të lindur e rritur në një kulturë
tolerance ndaj protestave dhe demonstratave,
olimpiada ishte në vetvete një normalitet,
e jo dhuna që u shpalos gjatë kësaj
jave në vend. "Olimpiada ishte një utopi",
thotë Paraskievas Golfuis, një qytetar që,
ndërsa mbrëmja bie mbi Athinë, ka vendosur
të pijë kafe në një nga lokalet e qendrës,
i cili ka shpëtuar pa u sulmuar. "Realiteti
grek është ai që po jetojmë sot", vazhdon
ai. Dalja e mijëra grekëve të acaruar në
rrugë nxori në pah edhe shumë probleme
madhore me të cilat po përballet shoqëria
vendase: stanjacioni ekonomik, korrupsioni
masiv, një sistem shkollimi me shumë
probleme, shtimi i varfërisë e të tjera si këto.
Megjithatë, për shumëkënd
situata në
Greqi i kaloi kufijtë e
demonstratave të zakonshme.
Në fund të
fundit, ajo që ndodhi e
po ndodh ka të bëjë me
një situatë të keqmenaxhuar
nga forcat
e rendit, apo me një
përshkallëzim real të
protestave dhe shtimit
të numrit të njerëzve
që dalin në rrugë për të
shprehur zemëratën e
tyre. Shumë demonstrues
u shndërruan
në dhunues, të drejtuar
nga një grup relativisht
i vogël anarkistësh.
Edhe pse qeveria
u shpreh se nuk do
ta toleronte dhunën,
ajo e këshilloi policinë
që të mos përdorte forcën për të shmangur
gjakderdhje të tjera. Megjithatë, qindra e
mijëra biznese të vogla u shkatërruan me
një dëm që rezulton të jetë, sipas llogaritjeve
të deritanishme, 1.3 miliardë dollarë.
Ajo që të bie në sy është shndërrimi i
një demonstrate të thjeshtë në një protestë
të dhunshme e për më tepër në një protestë
që përhapet në të gjithë vendin. Kjo nuk
mund veçse të përkthehet në pakënaqësi
masive të popullatës greke ndaj qeverisë
dhe gjendjes në vend. Nëse do të zësh të
bisedosh me athinasit, do të kuptosh menjëherë
se tek ata mbizotëron ndjenja e
braktisjes nga ana e qeverisë së korruptuar.
"Qeveria tregon vazhdimisht se nuk
është e interesuar për ne. E kemi humbur
atë shpirtin e skuadrës që na karakterizonte.
Ja përse mbërritëm sot në këtë pikë",
thotë një punëtor. E megjithatë pak vite më
parë një situatë e tillë ishte e paparashikueshme
dhe e paimagjinueshme. Në
vitin 2004, Kryeministri i vendit, Kosta
Karamanlis, dhe partia e tij Demokracia e
Re e qendrës së djathtë, erdhi në pushtet
me premtimin se t‘i jepte vendit një të
ardhme më të mirë dhe më të qartë pas
viteve të qeverisjes së keqe të socialistëve.
Kjo qeveri menaxhoi periudhën olimpike,
duke reduktuar borxhin kombëtar dhe
duke hapur vende të reja pune, por thelbi
i problemeve mbeti i paprekur. Pas fitores
së ngushtë në zgjedhjet e vitit 2007, qeveria
e Karamanlisit u pasua nga një numër
skandalesh që ndoqën njëri-tjetrin dhe u
kritikua ashpër për keqmenaxhimin e situatës
katastrofike të zjarreve që ranë dhe
dolën jashtë kontrollit në verën e vitit
2007, ku humbën jetën 80 persona.
"Grekët nuk ndihen të sigurt dhe të qetë.
Na ka humbur besimi se policia është për
të na mbrojtur", deklaron një 32-vjeçare
nga Athina. Sipas saj, Presidenti i vendit
as që e mori mundimin të dilte në televizion
e t‘i drejtohej popullit për ta qetësuar.
Për shumë grekë, historia e protestave nuk
do të marrë fund shpejt. Pagat në vend
mbeten të ngurta me 700 euro në muaj,
që është paga mesatare, ndërkohë që kostoja
e jetesës është në rritje e sipër. E gjithë
kjo veçse i shton benzinë zjarrit. "Po përshpejtojmë
një revolucion, një kryengritje",
thotë ajo. Por në një lagje në afërsi
të Universitetit Politeknik, një lagje e njohur
për mbështetjen ndaj anarkistëve,
disa thanë se nuk bëhet fjalë për një revolucion,
por për një protestë që nuk u
menaxhua mirë nga ana e forcave të rendit
dhe si pasojë doli jashtë kontrollit. Në
fakt, protestat e mëdha nisën pas vrasjes
së 15-vjeçarit të dielën e kaluar. "Nata e
parë ishte një reagim i njerëzve ndaj të cilit
qeveria nuk reagoi ashpër, por më pas
filluan sërish përplasjet, sepse forcat e
rendit nuk ishin aspak në mbrojtje", thotë
një tjetër qytetar grek që ndodhet në një
rrugë të Athinës rrethuar nga dyqane e
godina të djegura. Universiteti Politeknik
u pushtua nga qindra të vetëquajtur
anarkistë, por që nga viti 1970, kur policia
hapi zjarr ndaj studentëve në shkollë,
policët nuk lejohen të hyjnë në ambientet
e universitetit apo fjetoret, përveç rastit kur
një ndërhyrje e tillë mund t‘u kërkohet nga
administrata. Stathis Kalyvas, një profesor
i shkencave politike në Universitetin e
Jalës, thotë se shoqëria greke ka ndryshuar
shumë që nga mesi i viteve ‘70. Në atë kohë
ajo ishte një shoqëri e varfër, e izoluar politikisht
dhe e shtypur në aspektin social.
Ndërsa sot është një shoqëri e pasur dhe e
lirë evropiane. Megjithatë, kryengritja e
studentëve në vitin 1970 ende qëndron në
imagjinatën e njerëzve dhe vetë shtypi
grek vazhdon një nxitje të armiqësisë me
forcat e rendit dhe ato të policisë. E ndërsa
dhuna nuk gjen përkrahje, anarkistët gjejnë
disi mbështetje popullore. Me kalimin
e ditëve dhe me arritjen
e një kulmi,
protestat po nisin të
qetësohen dhe pak
nga pak të shndërrohen
në tubime sporadike.
Por në përfundim
të gjithë
kësaj jave të tmerrshme,
kur i pyet
grekët nëse presin
pas gjithë kësaj situate
ndonjë ndryshim,
pjesa më e
madhe e tyre thotë:
"Jo". "Ky është realiteti
që duam, sepse
ne rrallë bëjmë
ndonjë gjë për ta
ndryshuar atë. Kjo
është ajo që duam
dhe kjo është ajo që
jemi", thotë një tjetër
qytetar i zhgënjyer.