E Diel, 1 Nëntor 2026

Durres/ Mashtrimet kompjuterike ne pranga pedagogia dhe nje 20 vjecar

Një pedagoge dhe një person tjetër janë arrestuar nën akuzën e mashtrimit dhe përfitimit të paligjshëm të parave.

Policia njofton se pedagogia me inicialet E.F e Fakultetit të Infermierisë në Shkodër në bashkëpunim me shtetasin Kristian Pjetri, 20 vjec kryenin mashtrim nëpërmjet kartave bankare duke përfituar nga bankat shuma parash të konsiderueshme. 20-vjecari u prangos nga policia e Durrësit.

Sipas policise dy shtetasit në fjalë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në muajin gusht të këtij viti, pasi kanë përvetësuar në mënyrë të paligjshme të dhënat e kartës së kreditit së shtetasit O.M., në periudha të ndryshme kanë kryer transaksione në Internet për blerjen e mallrave dhe shërbimeve të ofruara nga subjekte tregëtare në faqe të ndryshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›