E Shtunë, 31 Tetor 2026

KESH Shirat rrisin prurjet e ujrave ne liqenet e HEC-ve mbi Drin

 Pas 7 muajsh thatësirë, sot në orët e para të mëngjesit në zonën verilindore kanë nisur rreshjet e shiut, duke ndikuar në rritjen e nivelit të ujit në liqenin e hidrocentralit të Fierzës.

Sipas informacioneve të KESH-it, në liqenin e Fierzës niveli i prurjeve llogaritet në 240 m3/sek, nga 35 m3/sek që ishin ditët e fundit dhe niveli i liqenit ka arritur në 259,35 metra.

Në liqenin e Komanit prurjet kanë arritur 700 m3/sek dhe niveli i liqenit është 173,58 metra. Ndërsa niveli i ujit në liqenin e Vaut të Dejës është 74,81 metra, prurjet sot llogariten në 150 m3/sek, thanë burimet e KESH-it.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›