Lezhe/ Dy te plagosur ne lagjen Skenderbeg
Një 35 vjecar është plagosur me armë zjarri në lagjen “Skënderbeg” të qytetit të Lezhës, pasi u qëllua me pistoletë nga një person i cili është identifikuar nga policia. Ernest Margjoni nga Kallmeti i Lezhës është qëlluar me 2 plumba, ndërsa një i tretë ka lënë të plagosur edhe një 18 vjecare e cila ishte kalimtare e rastësishme.
Ngjarja ndodhi rreth orës 11 në vendin e quajtur rruga e Kallmetit, dhe sipas burimeve policore autorët kanë qenë duke lëvizur me një automjet dhe pasi kanë pikasur 35 vjecarin kanë qëlluar në drejtim të tij duke e lënë të plagosur dhe janë larguar nga vendngjarja.
Nuk dihen ende motivet e kësaj plagosjeje, ndërsa policia ka ngritur menjëherë postoblloqe për kapjen e tyre. I plagosuri është dërguar për në Spitalin Ushtarak të Tiranës, ndërsa 18 vjecarja, e cila edhe ajo mbeti e plagosur ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr mjekim në Spitalin Rajonal të Lezhës.