PDIU Shqiperia u atashohet vendeve perendimore
Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet përshëndeti sot vendimin e Gjykatës Kushtetuese për shpalljen e antikushtetueshmërisë së termit kombësi në ligjin e gjendjes civile.
Në bazë të këtij vendimi, Shqipëria u atashohet vendeve perëndimore ku koncepti i kombësisë nuk është më i lidhur me konceptin e etnisë, por me atë të shtetësisë.
Ardit Bido, sekretari i Marrëdhënieve me Publikun në PDIU tha se “ky vendim është i drejtë dhe ka ardhur në kohën e duhur. Për sa i përket censusit, PDIU i bën thirrje INSTAT që të zbatojë amendamentet e PDIU-së, që e detyron të verifikojë dhe ballafaqojë e të dhënat e grumbulluara gjatë censusit, sipas detyrimit të saj në bazë të ligjit për censusin. Ndërkaq, i bëjmë thirrje INSTAT të verifikojë të dhënat mbi hyrje-daljet në Republikën e Shqipërisë, në mënyrë që të garantohet që asnjë jorezident të mos përfshihet në statistikat e censusit. Në këtë mënyrë garantohet që asnjë abuzim të mos zhvillohet mbi të dhënat që do të rezultojnë nga censusi i popullsisë”.