E Diel, 1 Nëntor 2026

Lituani/ Haxhinasto merr pjese ne mbledhjen e Ministrave te Jashtem te OSBE-se

Zv.kryeministri dhe ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto, merr pjesë në punimet e mbledhjes sё 18-të të Ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të OSBE-së, që zhvillohet datat 6-7 dhjetor në Vilnius, Lituani.

Këshilli Ministerial është organi qendror drejtues dhe vendim-marrës i OSBE-së.

Zyra e shtypit e MPJ-së bëri të ditur se ky takim i përvitshëm u ofron Ministrave të Jashtëm të 56 shteteve anëtare të OSBE-së një mundësi për të rishikuar aktivitetet e Organizatës gjatë vitit të kaluar, si dhe për të rivlerësuar pikëpamjet kombëtare për çështjet e sigurisë.
Një numër vendimesh të rëndësishme priten të miratohen nga Ministrat e Jashtëm të shteteve pjesëmarrëse në të tre dimensionet e angazhimeve të OSBE-se, vendime të cilat do të përbëjnë një program pune për aktivitetet e Organizatës në të ardhmen.
Transformimet e rёndёsishme nё Afrikёn e Veriut dhe mbёshtetja e OSBE-sё gjatё proceseve tё tranzicionit demokratik, do tё jenё temat kryesore tё kёsaj mbledhje Ministeriale.

Njё vёmendje e veçantё do t’i kushtohet rritjes sё rolit tё OSBE-sё, nё kuadёr tё pёrpjekjeve ndёrkombёtare pёr tё stabilizuar Afganistanin. Më datë 7 dhjetor 2011, Ministri Haxhinasto do tё adresojё punimet e Sesionit të 18-të Ministerial.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›