E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, Meta: Do rikandidoj sërish për kreun e LSI

DURRËS- Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta nga Durrësi rikonfirmoi rikandidimin e tij në krye të partisë që ai aktualisht drejton.

Këto deklarata kreu i LSI i bëri gjatë takimit që zhvilloi sot me strukturat e partisë në qytetin bregdetar të Durrësit.

Meta u shpreh se shumë shpejt do të mbahen zgjedhjet brenda LSI-së, ndërkohë theksoi se zgjedhjet do të zhvillohen për të rigjallëruar strukturat brenda partisë.

Meta vlerësoi se në zgjedhjet e fundit LSI ka marrë 40 mijë vota më shumë duke e bërë aë një forcë ndikuese në vend.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›