E Shtunë, 31 Tetor 2026

Debati për standartin e shqipes, Rrokaj: Roli i shtetit vendimtar

TIRANË- Debati për ndryshimin apo pasurimin e standartit të gjuhës shqipe, nëpërmjet përfshirjes së nëndialektit geg në të, po bëhet gjithmonë e më i ndjeshëm mesgjuhëtarëve dhe albanologëve shqiptar brenda dhe jashtë vendit.

Dekani i Fakultetit të Shkencave Humane, Shezai Rrokaj vlerëson diskutimet e ngritura nga studiuesit në shumë treva shqipfolëse, të cilat sipas tij lindin si shkak i hapjes së madhe që përjetojnë shqiptarët në rajon ndikuar nga ndryshimet demografike dhe dundjet e popullatës drejt Metropolit, ku përplasjet gjuhësore bëhen gjithnjë e më të ndjeshme.

Sipas Rrokaj cdo ndërhyrje në standardin e shqipes duhet të bëhet e mirëmenduar përmes një debati të gjerë mes studiuesve dhe gjuhëtarëve nga Shqipëria, rajoni dhe diaspora.

“Cështjet e gjuhës sidomos ato që kanë të bëjnë me standartin me raportet me dialektet nuk janë cështje thjesht të gjuhëtarëve, janë cështje të institucioneve të shtetit, janë cështje të shtetit sepse cdo ngacmim në gjuhë, cdo lëvizje në gjuhë prek gjithë hierarkinë. Askush prej nesh nuk mund të marrë flamurin dhe të thotë unë e bëj. Jo, veprat e mëdha bëhen sëbashku, me konsensus, me një vështrim largpamës, më një vështrim shkencor, bindës dhe duke krijuar atë mendim të përbashkët që ai hap që duhet hedhur të hidhet i menduar dhe jo njëri ti bjerë gozhdës dhe tjetri ti bjerë patkoit. Pastaj nuk dimë se cfarë të bëjmë, cfarë i ndodh gjuhës dhe cfarë duhet të bëjmë ne me të”,- theksoi Rrokaj.

Në frymën e lirisë së shprehjes akademike, Fakulteti i Shkencave Humane në Unersitetin e Tiranës organizoi sot një tryezë të rrumbullakët me studiues të njohur të fushës së linguistikës, ku ishin i pranishëm dhe zëvendës Ministri i Arsimit dhe Shkencës Halim Shamata si dhe rektori i Univestsiteti të Tirëns Dhori Kule, përkrah atyre që mbrojnë me forcë futjen e elementëve të gegërishtes në standardin e sotëm shumë të tjerë e shohin të pamundur integrimin e strukturave të dialektit geg në sistemin zyrtar të shqipes të përcaktuar që në Kongresin e Drejtshkrimit të vitit 1972.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›