Durrës, Ndërron jetë gjyqtarja e njohur Mimoza Moçi
>Një nga gjyqtaret më korrekte dhe më me përvojë të gjykatës së Durrësit ka ndërruar jetë. Mimosa Moçi vdiq në moshën 47- vjeçare, pas një sëmundjeje të pashërueshme. Ceremonia e varrimit është zhvilluar në varrezat e reja të qytetit të Durrësit, ndërkohë që në lamtumirën e fundit kanë marrë pjesë qindra vetë, kolegë të punës, miq e të afërm të familjes.
Gjyqtarja Moçi kishte një karrierë prej më shumë se 20 vitesh punë në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor të Durrësit. Ajo e kishte ndërprerë punën në këtë gjykatë para disa muajsh për shkak të keqësimit të shëndetit, ndërkohë që në muajt e fundit të jetës ndërhyrjet kirurgjikale në SHBA dhe Itali, nuk dhanë rezultat. Gjyqtarja Mimoza Moçi është përcjellë për në banesën e fundit nga bashkëshorti, djemtë dhe prindërit e saj.